Aktualitet

I la djalin! 59-vjeçarja rreh ish-nusen në Durrës, e ndihmoi dhe vajza

1 Nëntor 2021, 12:30 Nga DOSJA
I la djalin! 59-vjeçarja rreh ish-nusen në Durrës, e ndihmoi

DURRËS– Nënë e bijë janë vënë në pranga pasi akuzohen se kanë dhunuar një 25-vjeçare. Mësohet se 59-vjeçarja F. Gj. dhe e bija F. Z., 28 vjeçe kanë ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj ish-bashkëshortes së djalit të 59-vjeçares, 25 vjeçares A. D., pasi kjo e fundit është ndarë nga bashkëshorti i saj.

Siç duket, gruaja nuk e ka pranua që 25-vjeçarja është ndarë nga i biri dhe me ndihmën e të bijës e ka dhunuar të renë. Vajza me inicialet A.D., ka bërë denoncim në polici dhe efektivët e Durrësit kanë vënë në pranga 59-vjeçaren dhe të bijën.

Të dyja akuzohen për veprën penale “dhunë në familje”.

(F.m/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet

Sondazh

Poll