Aktualitet

Reshtore! Nano i prerë me krerët e komisariateve: Kujdes me Halloween, dua rezultate

30 Tetor 2021, 18:46 Nga DOSJA
Reshtore! Nano i prerë me krerët e komisariateve: Kujdes me Halloween,

TIRANË– Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano ka mbledhur gjatë mbrëmjes së sotme në një takim drejtorin e ri të Policisë Tiranë, Lorenc Panganika por edhe shefat e tjerë të Komisariateve.

Në takimin e zhvilluar, Nano ka kërkuar që efektivët e Policisë të kenë vigjilencë maksimale gjatë 48 orëve të ardshme për shkak të festës së Halloween-it. Sipas Report Tv, ai ka kërkuar që të kapen personat e shpallur në kërkim, ata me armë pa leje, si dhe të kontrollohen vendet që kryejnë veprimtari të paligjshme si lloto sportive apo ushtrim prostitucioni.

Po ashtu nga shefat është kërkuar që të ushtrojnë kontrolle nëpër magazine dhe shtëpi me qera për të zbuluar ndonjë “fermë” për prodhim të paligjshëm të bitcoinve. Por së fundmi, ka nisur që në Tiranë të “mbijnë” edhe fermat e kanabisit. Nga sita nuk do të shpëtojnë as “call centre”. Kryepolici Nano i ka kërkuar krimit ekonomik që të kontrollojë veprimtaritë e tyre për shkak se kanë marrë shumë akuza për mashtrim me premtime për investime në bursë.

Ndërkohë që edhe pse nuk ka asnjë të re, më shumë punë është kërkuar për zbardhjen e grabitjen e Nazmi Çangut në Nikël dhe porositësin dhe autorët e vrasjes së Demir Backës.

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet festa e halloween gledis nano festa e halloween gledis nano

Sondazh

Poll

Aktualitet 1 Nëntor 2021, 10:51

KPK shkarkon nga detyra prokurorin Ardian Braho

TIRANË– Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli ditwn e sotme vendimin për shkarkimin nga detyra të prokurorit të Tiranës, Ardian Braho. Krye...