Aktualitet

Përplasi për vdekje një person në Nikël, arrestohet autori

1 Nëntor 2021, 11:44 Nga DOSJA
Përplasi për vdekje një person në Nikël, arrestohet

KRUJË– Policia e Krujës ka arrestuar ditën e sotme një 41-vjeçar me inicialet L. Sh., banues në Nikël. 41-vjeçari dyshohet se mbrëmjen e djeshme ka aksidentuar për vdekje një 60-vjeçar, në aksin rrugor Fushë Krujë-Tapizë.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”, shtetasin L. Sh., 41 vjeç, banues në Nikël, Krujë, pasi ditën e djeshme, në aksin rrugor Fushë Krujë-Tapizë, duke drejtuar mjetin, ka aksidentuar shtetasin I. M., 60 vjeç, banues në Krujë, i cili si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë”, thuhet në njoftimin e policinë.

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet aksident ne nikel aksident ne nikel

Sondazh

Poll

Aktualitet 1 Nëntor 2021, 10:51

KPK shkarkon nga detyra prokurorin Ardian Braho

TIRANË– Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli ditwn e sotme vendimin për shkarkimin nga detyra të prokurorit të Tiranës, Ardian Braho. Krye...