Aktualitet

VD-Shëndetësia/Manastirliu:Vini maskat.Vasili:Hipokrizi, ku i kishit masat te Opera?

1 Nëntor 2021, 10:48 Nga DOSJA
VD-Shëndetësia/Manastirliu:Vini maskat.Vasili:Hipokrizi, ku i kishit

TIRANË- Komisioni i Shëndetësisë ka nisur diskutimet me një debat mes ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu dhe deputetëve të opozitës, PD-LSI. Manastirliu deklaroi sot se duhet të mbahen maskat edhe në Komision, por deputeti Petrit Vasili e kundërshtoi duke i kujtuar inagurimin e godinës së re të Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit, ku masat anti-covid nuk ishin në zbatim.


Debati në Komision:

Manastirliu: Të zbatojmë masat anti covid edhe këtu që jemi në një ambient të vogël, të mbajmë maskën, pasi është hipokrizi që fillojmë të flasim për masat ndërkohë që asnjë këtu ose pjesa dërrmuese këtu nuk mban maskë. Unë do të mbaj maskë. Të gjithë nuk duam që virusin tua kalojmë fëmijëve.

Vokshi: Jam dakord, se s’është puna të ruajmë veten. Por të ruajmë fëmijët. Si i kontrolloni fëmijët në furgona?
Manastirliu: Unë do të mbaj maskë, nuk jam hipokrite.

Vasili: Ju jeni çobani i kësaj pune, ku i kishit masat kur u inagurua Opera? Pamjet i keni aty, janë fakte publike, lërini tani hipokrizitë. Nëse doni të kontrolloni pandeminë me maska, kjo s’është vetëm tallje, se veç sot, thuhet kudo, për shkak të aktiviteteve… se i keni lejuar ju aktivitetet. O ka një bllok masash, jam plotësisht dakord, por me mikrondërhyrje, kur makrot flasin kundër…

LAJMI KRYESOR: VD-Komisioni i Shëndetësisë/ Manastirliu kërkon maskat! Vokshi: Ku është Kushi?

(f.g/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore politike albana vokshi komisioni i shendetesise komisioni i shendetesise 1 nentor 2021 ogerta manastirliu petrit vasili albana vokshi komisioni i shendetesise komisioni i shendetesise 1 nentor 2021 ogerta manastirliu petrit vasili

Sondazh

Poll