Aktualitet

Sulmi me armë zjarri te Bashkia e Elbasanit, Forcat Speciale rrethojnë banesën e Qazim Sejdinit për shkaqe sigurie

14 Qershor 2019, 10:17 Nga DOSJA
Sulmi me armë zjarri te Bashkia e Elbasanit, Forcat Speciale rrethojnë

ELBASAN– Në kohën kur Elbasani është nën kontrollin e RENEA-s dhe FNSH për të arrestuar dhe kontrolluar banesat e fisit Capja, burime për Dosja.al bëjnë me dije, se banesa e kryetarit të Bashkisë Elbasan, Qazim Sejdini është marrë në mbrojtje.

Forcat Speciale kanë forcuar masat e sigurisë tek banesa e Sejdinit, pasi ka informacione se ai mund të jetë i rrezikuar nga lufta mes bandave në këtë qytet.

Ky vendim është marrë pas sulmit me armë zjarri që ndodhi një natë më parë tek dera e Bashkisë së Elbasanit duke vënë në lëvizje Policinë e Shtetit dhe agjencitë ligjzbatuese.

Të shtëna me armë zjarri ka pasur mbrëmjen e 12 qershorit pranë bashkisë në Elbasan.

Mësohet se Grada ka qëlluar në ajër pas veprimeve të dyshimta të një personi. Personi me iniciale E.O është shpallur në kërkim nga policia.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet qazim sejdini sulmi te bashkia elbasan qazim sejdini sulmi te bashkia elbasan

Sondazh

Poll