Aktualitet

Trafikonin klandestinë drejt Malit të Zi, shkon në 10 numri i të arrestuarve në Elbasan

14 Qershor 2019, 06:35 Nga DOSJA
Trafikonin klandestinë drejt Malit të Zi, shkon në 10 numri i

Tiranë- Ka shkuar në 10 numri i të arrestuar që merreshin me trafikimin e klandestinëve që vijnë nga vendet e treta. Sipas policisë janë arrestuar M.K., 32 vjeç, dhe M.K., 56 vjeç pasi akuzohen se kanë qenë pjesë e grupit që trafikonte klandestinë.

Grupi kriminal organizonte transportin e shtetasve të huaj nga Kufiri i Gjelbër me shtetin grek në drejtim të Tiranës dhe më pas në drejtim të Mal të Zi në këmbim të shumave të konsiderueshme eurosh.

Një ditë më parë nga policia u arrestuan 8 personat e tjerë, ku mes tyre u arrestua edhe  koka e grupit, 39-vjeçari turk me iniciale U.Ç. (lexo këtu)

Njoftimi i policisë:  

Vijon operacioni i koduar “TRANZIT”.

Shkon në 10 numri i personave të arrestuar dhe të ndaluar, që vepronin si grup kriminal në fushën e kontrabandimit të klandestinëve nga vendet e treta.

Në vijim të operacionit janë kapur dhe ndaluar shtetasit:

M.K., 32 vjeç, dhe M.K., 56 vjeç të dy banues në Tiranë , për veprën penale ”Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, në formën e kontrabandimit të njerëzve”, kryer në bashkëpunim

Më herët gjatë operacionit të ndjekur me metoda speciale të hetimit nga Drejtoria Hetimore Qendrore në Departamentin e Policisë Kriminale në bashkëpunim me Drejtorinë e Policisë Elbasan, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan janë arrestuar e ndaluar edhe 8 persona, ndërmjet tyre dhe kreu i grupit një shtetas turk.

Këta persona në bashkëpunim me njëri- tjetrin, vepronin si grup kriminal, duke organizuar transportin e shtetasve të huaj nga Kufiri i Gjelbër me shtetin grek në drejtim të Tiranës dhe më pas në drejtim të Malit të Zi. Vazhdon puna për identifikimin e personave të tjerë të implikuar në këtë aktivitet kriminal,

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet 2 persona në elbasan trafik klandestinesh arrestohet 2 persona në elbasan trafik klandestinesh

Sondazh

Poll