Aktualitet

Kalonin mallra kontrabandë, arrestohen 4 persona në Kapshticë, mes tyre dy doganierë

14 Qershor 2019, 10:05 Nga DOSJA
Kalonin mallra kontrabandë, arrestohen 4 persona në Kapshticë,

Korçë– 4 persona janë arrestuar në Korçë pasi kaloni mallra kontrabandë në pikën doganore të Kapshticës.  Mes të arrestuarve janë E.M, 39 vjeç dhe L.M, 32 vjeç, të dy me detyrë doganierë.  Po kështu janë arrestuar edhe dy shoferët e mjeteve në të cilat u gjet malli kontrabandë.

Njoftimi i policisë:

Korçë/ Vijon puna për goditjen e aktivitetit të kontrabandimit të mallrave.

Arrestohen në flagrancë 4 shtetas, 2 prej të cilëve me detyrë doganier.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar, në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit të kontrabandimit të mallrave, arrestuan në flagrancë shtetasit :

A.K, 40 vjeç,

A.B, 54 vjeç,

E.M, 39 vjeç, (me detyrë doganier në Doganën e Kapshticës) të tre banues në Korçë,

L.M, 32 vjeç, banues në Pogradec, (me detyrë doganier në Doganën e Kapshticës).

Arrestimi i tyre u bë pasi, gjatë kontrollit që shërbimet e Policisë kanë ushtruar në hyrje të qytetit të Korçës, ndaj mjeteve tip “Benz” dhe “Renault” të shtetasve A.K., dhe A.B., iu gjetën mallra të ndryshme të dyshuara kontrabandë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Nga veprimet e mëtejshme hetimore dhe proceduriale të kryera dyshohet se dy doganierët, kanë shpërdoruar detyrën dhe kanë favorizuar shtetasit A.K., dhe A.B., për të kaluar sasinë e mallrave të dyshuara kontrabandë, duke iu shmangur detyrimeve doganore.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprat penale “Kontrabanda me mallra të tjera” dhe “Shpërdorimi i detyrës”.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen dy doganierët kapshticë mallra kontrabandë kapshticë arrestohen dy doganierët kapshticë mallra kontrabandë kapshticë

Sondazh

Poll