Aktualitet

“Vendin nuk ta lë”, Vangjeli ‘detyron’ Fevziun të ulet si i ftuar dhe bëhet moderator: Mos më fol tani (VD)

14 Qershor 2019, 07:00 Nga DOSJA
“Vendin nuk ta lë”, Vangjeli ‘detyron’ Fevziun

TIRANË- Mbrëmjen e së enjtes në emisionin “Opinion” nuk kanë munguar as batutat mes drejtuesit të emisionit Blendi Fevziu dhe analistit Lorenc Vangjeli, kur ku i fundit u ngrit në këmbë për të shpjeguar krizën.

Fillimisht Fevziu tha se Vangjeli mori drejtimin e emisionit dhe u rehatua në poltronin e tij, ndërsa pas disa sekondave i kujtoi me shaka “vendin nuk ta lë”.

Blendi Fevziu: Të ulem unë tani? Do e drejtosh ti?

Lorenc Vangjeli: Jo, jo, qëndro.

Blendi Fevziu: Ika unë Lorenc, fol ti aty, ja erdha unë këtu. E mori Lorenci drejtimin tani. Po…

Lorenc Vangjeli: Ky është një celular që peshon 60 gram.

Blendi Fevziu: Të çoj edhe Bejtjen unë tani të flasë…

Lorenc Vangjeli: Të vijë edhe Bejtja. Nëse këtë celular e mban në këtë pozicion, do ta mbash 1 minutë.

Blendi Fevziu: Zoti Gjuzi e kishte 7000 dollarë atë.

Lorenc Vangjeli: Po mos më fol tani, po të flas seriozisht. Edi Ramën, nuk e rrëzon molotovi i Lulzim Bahsës, apo çizmja e Monika Kryemadhit. E rrëzon Gjuzi duke e bërë qesharak në parlament. Kishte kuptim kur ndeshej me Sali Berishën. Hajde tani të bëjë debat me këta që janë. Është qesharake çdo gjë. Që të rrëzohet një gjë tragjike bëhet në fillim qesharake…Ky celular peshon 50-60 gramë. Mbaje në këtë formë. Nuk endjen peshën e tij. Pas dy minutash fillon e ndjen. Pas çerek ore të bëhet plumb. Pas gjysmë ore të mpihet krahu.

Blendi Fevziu: Varet edhe nga mesazhet që merr. Lorenc unë s’ta lë vendin një herë që ta dish, shko ulu.

Lorenc Vangjeli: Nuk e zë vendin tënd unë se vendi yt është i pazëvendësueshëm.

Blendi Fevziu: Shko ulu tani.

Lorenc Vangjeli: Ti je institucion.

Blendi Fevziu: Të paska kap frymëzimi me Ramën sot.

Lorenc Vangjeli: Çfarë ndodh? Ulet dora, hiqet celulari. Që do të thotë, pa folur për emra… Për tipologji. Ne jemi marrë me krizat duke tentuar t’i zgjidhim ato pjesë-pjesë dhe duke u marrë me pasojën dhe jo me shkakun. Shkaku i kësaj krize është politik. Është politikani shqiptar. Pa u marrë me emra, ky politikan është i përhershëm, është i paparashikueshëm, është i pandëshkueshëm. Ktheji këto mbiemra në të kundërt, bëje të përkohshëm, të parashikueshëm dhe të ndëshkueshëm atëherë Shqipëria do të jetë ndryshe. Do të kemi kuruar shkakun dhe jo pasojën.

(Marrë nga TV Klan)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet blendi fevziu emisioni opinion lorenc vangjeli vangjeli fevziu blendi fevziu emisioni opinion lorenc vangjeli vangjeli fevziu

Sondazh

Poll