Aktualitet

RENEA godet Çapjat, prangoset Florenc Çapja dhe një gazetare që iu dha licensën e kabllorit (13 arrestime)

14 Qershor 2019, 06:35 Nga DOSJA
RENEA godet Çapjat, prangoset Florenc Çapja dhe një gazetare

ELBASANRENEA, FNSH dhe policia e Elbasanit kanë zhvilluar një mega operacion në banesat e fisit Çapja në Elbasan. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se operacioni ka nisur që mbrëmjen e djeshme për t’u finalizuar këtë mëngjes.

Po të njëjtat burime saktësojnë se reparti RENEA ka bërë të mundur ndalimin e 13 personave,  të grupit Çapja, dhe disa zyrtarë të AMA-s, të cilët akuzohen si të përfshirë në disa vepra penale.

Mes të ndaluarve, është  Florenc Çapja, i cili akuzohet për vrasje dhe pengmarrje. Në pranga ka rënë edhe bashkëshortja e kokës së fisit Çapja, shtetasja E.Çapja. Kontrollet e policisë u përqendruan në zonën pranë Drejtorisë Vendore të Policisë dhe në resortin e Çapjave që ndodhet në qytetin e Elbasanit.

Dosja.al ka mësuar se gjatë hetimit të fisit Çapja është zbuluar skema e korrupsionit me anëtarë të bordit të AMA-s, kështu që në pranga kanë rënë një zyrtar i AMA, ndërsa një person është shpallur në kërkim. Zyrtarët e AMA-s u zbuluan gjatë përgjimeve pasi dyshohet se i dhanë një licensë kabllori korrupsioni.

Kjo nuk është hera e parë që Policia mësyn tek fisi Çapja. Në nëntor të vitit 2018, policia ndaloi dy pjestarë të fisit. Dy të arrestuarit janë Enver Capja dhe Naim Gjarri. Ndalimi i tyre u bë pas sulmit me granatë që u bë në lokalin e Albert Alterziut. Fisi Çapja është i njohur dhe i skeduar për një sërë ngjarjesh kriminale të ndodhura në Elbasan.

(A.B.F.G.F.M/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet ardian capja florenc capja forcat renea në elbasan gruaja e ardian capjas ndalohet ardian capja operacion blic ne elbasan policia elbasan suela musta ardian capja florenc capja forcat renea në elbasan gruaja e ardian capjas ndalohet ardian capja operacion blic ne elbasan policia elbasan suela musta

Sondazh

Poll