Aktualitet

Vrau 24-vjeçarin për parkim, flet Emanuel Koca: E qëllova se më goditi me thikë

14 Qershor 2019, 07:58 Nga DOSJA
Vrau 24-vjeçarin për parkim, flet Emanuel Koca: E qëllova se

LAÇ Emanuel Koca i cili është arrestuar pasi vrau për parkim 24-vjeçarin Viktor Shkorretin në Laç dy ditë më parë, ka folur para organeve të hetimit. Ai ka pranuar krimin dhe është  shprehur se është penduar për atë që ka bërë. Ai ka theksuar se viktima e ka goditur fillimisht atë me thikë.

“Jam penduar për atë që kam bërë. Më goditi me thikë,  prandaj mora armën dhe e vrava.” është shprehur Emanuel Koca.

Koca u arrestua mbrëmjen e djeshme pasi një sherri që nisi në një vend parkimi. Autori i vrasjes Emanuel Kocas ishte bashkë me 6 persona të tjerë në momentin e debatit me 24-vjeçarin. Mësohet se pas vrasjes autorit i bien disa dokumente në toke dhe kjo i ka mjaftuar policisë për të identifikuar atë.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet emanuel koca vrasja në laç vritet viktor shkorreti emanuel koca vrasja në laç vritet viktor shkorreti

Sondazh

Poll