Aktualitet

Tentoi të kalojë kufirin me pasaportë false, kapet 37-vjeçari në Portin e Vlorës

14 Qershor 2019, 10:01 Nga DOSJA
Tentoi të kalojë kufirin me pasaportë false, kapet

VLORË- Një 37-vjeçar është arrestuar në Vlorë, pasi tentoi të kalojë kufirin me pasaportë false. Policia e Shtetit njofton se M.I., u arrestua në kufi, dhe mbi të rëndojnë dy akuza, që janë “falsifikim i dokumenteve” dhe “kalim i paligjshëm kufiri”.

Njoftimi i plotë:

Vlorë

Tenton të kalojë kufirin me pasaportë të falsifikuar por kapet në flagrancë nga Policia Kufitare. Shërbimet e Policisë Kufitare të Pikës së Kalimit të Portit Vlorë kanë bërë arrestimin në flagrancë të shtetasit M. I (V), 37 vjeç, banues në Vlorë.

Arrestimi i tij u bë për arsye se ditën e djeshme M. I(V) është kapur nga shërbimet e kufirit në Portin e Vlorës duke tentuar të kalojë kufirin me një pasaportë biometrike e cila ishte me identitet tjetër.

Materialet iu referuan Prokurorisë në ngarkim të tij për veprat penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave” dhe “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror shqiptar”.

(F.g.f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet vlonjati falsifikim dokumentesh arrestohet vlonjati falsifikim dokumentesh

Sondazh

Poll