Aktualitet

Vettingu, konfirmohet në detyrë drejtuesja e Prokurorisë së Elbasanit, kandidate për SPAK

14 Qershor 2019, 07:09 Nga DOSJA
Vettingu, konfirmohet në detyrë drejtuesja e Prokurorisë së

Tiranë-Drejtuesja e Prokurorisë së Elbasanit Enkelejda Millonai ka kaluar me sukses Vettingun.  Ky është vendimi i dhënë pak minuta më parë në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, ku Minollai ka kaluar me sukses të tri fazat. 

Këtë vendim e mori trupa gjykuese e cila ishte e përbërë nga Pamela Qirko, Brunilda Bekteshi, Roland Ilia. Theksojmë se Millonai është kandidate për Strukturën e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK).

Deklarimi i pasurisë së Millonait:

Sipas ILDKPKI, Millonai ka bërë deklarim të saktë, burime të ligjshme dhe nuk ka fshehje apo deklarim të rreme.

– Apartament 94 m2 në Tiranë me vlerë 45 mijë euro. Burimi, te ardhura nga paga, të ardhura nga shkolla e Magjistraturës, shitja e një makine.

-Nga llogaria e subjektit në 2015 ka kaluar shuma prej 1.3 mln lekë në llogarinë e shoqërisë ndërtuese.

-Subjekti ka shpjeguar se ka pasur mundësi vetëm për pagesën 10 mijë euro, ndërsa pjesën tjetër do ta shlyejë përmes një kredie pas regjistrimit të pallatit. Komisioni nuk konstaton parregullsi.

-Automjet “Opel” blerë 2500 euro në 2015. Burimi, të ardhura nga paga.

– depozitë kursimi formuar në 2011. Në 21.01.2017 vlera 100 mijë lekë.

J.V/Dosja.al

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet enkelejda millonai merret vendimi për millonain vettingu enkelejda millonai merret vendimi për millonain vettingu

Sondazh

Poll