Aktualitet

Gjobiste bizneset dhe rrëmbente njerëz, ky është kinezi mafioz që u arrestua në Rinas/ Nuk e ndaloi as Hong-Kongu dhe as T

14 Qershor 2019, 06:46 Nga DOSJA
Gjobiste bizneset dhe rrëmbente njerëz, ky është kinezi

TIRANË– Personi që shikoni në foto është shtetasi kinez që u arrestua dy ditë më parë në aeroportin e Rinasit.

25-vjeçari Guanghui Lai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe Interpoli i Pekinit kishte lëshuar një urdhër arresti për të.

Lai akuzohet të jetë pjesë e një grupi mafioz në vendin e tij të cilët gjobisnin biznese, jepnin para me fajde dhe më pas i detyronin të falimentonin për të shlyer borxhet.

Në disa raste grupi rrëmbente edhe biznesmenë apo të afërm të tyre për t’i mbajtur nën presion për të kthyer borxhet.

Njërin prej tyre pothuajse e ka falimentuar pasi e detyroi të shiste 23 suita, 40 vendparkime dhe 6 automjete me çmimin shumë të ulët.

Ndërsa në vitin 2013, i arrestuari akuzohet që në bashkëpunim me pjesëtarë të tjerë të grupit, kanë rrëmbyer shtetasin X.L, duke e detyruar atë të ripaguajë një borxh, në vlerën e 3.8 milionë Yuan kinez

Sipas zyrës së Sigurisë Publike të Bashkisë Goazhou në Kinë, Guanghui Lai është një prej kryesorëve të grupit mafioz që merreshin edhe me hapje kazinosh dhe me lojërat e fatit.

25-vjeçari ka udhëtuar nga Hong Kong-u në Turqi për të mbërritur në vendin tonë ku ka deklaruar se ka ardhur si turist. Tashmë ai pritet të ekstradohet.

Ndërkohë autoritetet po hetojnë për të zbuluar se kush e priste shtetasin kinez në Tiranë, duke qenë se ndaj tij në sistemin TIMS kishte urdhër arresti dhe rezulton si një person me rrezikshmëri të lartë.

Pavarësisht kësaj ai nuk është ndaluar nga Hong Kong-u apo Turqia.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet kinezi grupi mafioz guanghui lai kinezi mafioz rinas arrestohet kinezi grupi mafioz guanghui lai kinezi mafioz rinas

Sondazh

Poll