Sport

“Kemi gabuar ne, por edhe gjyqtarët kanë faj”, Brdaric nuk i jep meritën Tiranës

30 Tetor 2021, 18:03 Nga DOSJA
“Kemi gabuar ne, por edhe gjyqtarët kanë faj”, Brdaric nuk

SHKODËR– Humbja e dytë rradhazi për Vllazninë që sheh klasifikimin ti largohet. Në “Loro Boriçi” kuqeblutë drejtuar nga Thomas Brdaric mundet me shifrat 0-2 nga Tirana. Pas ndeshjes, trajneri i Vllaznisë foli për Supersport.

Gabimet: “Mendoj se kemi fuqi për të luajtur me ekipe si Kukësi dhe Tirana. Në disa raste të caktuara ne nuk ditëm si të mbrojmë. Kemi nënvlerësuar disa situata të ndryshme që mund të shkonin shumë mirë. Çfarë ndodhi sot ishte shumë e gabuar dhe duhet ta analizojmë sa më shpejt”.

Ndeshja: “Është e thjeshtë për të thënë që çdo gjë ishte e keqe, ne duhet të punojmë të gjithë javën të marrim vendimet e duhura në rastin e duhur. Kishte shumë gabime sot dhe duhet të vazhdojmë të punojmë fort të shmangim gabimet”.

13 gola të shënuar dhe 12 të pësuar: “Sigurisht që nuk shkohet te titulli në këtë mënyrë. Duhet të luajmë më mirë në fazën mbrojtëse dhe sulmuese. Kemi pësuar gola të thjeshtë, dhe duhet të punojmë më shumë që të jemi më stabël në mbrojtje. U munduam shumë të gjenim portën, por na mungoi fati që duhet”.

Diskutimi me arbitrin: “Mendoj se në përgjithësi mori vendime të mira. Në pjesën e parë dha pak më shumë për Tiranën, mund të jepte vendime më të mira, por nuk duhet merremi me arbitrin. Faji është i yni, jemi ne që duhet të merremi me këtë situatë dhe të japim më të mirën për javët në vazhdim”, u shpreh Brdariç.

E.Ç (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport brdaric tirana vllaznia brdaric tirana vllaznia

Sondazh

Poll