Sport

Fundjavë e çmendur në Angli/ Liverpool e Man.City ndalin vrullin, Chelsea ia del…

30 Tetor 2021, 16:47 Nga DOSJA
Fundjavë e çmendur në Angli/ Liverpool e Man.City ndalin

ANGLI- Java e 10-të e Premier League prodhoi sa rezultate të bukur aq edhe interesante. Liverpool dhe Manchester City ndalin hapin në momentin e gabuar. “Qytetarët” drejtuar nga Pep Guardiola u mundën në shtëpi 0-2 ndaj Crystal Palace. Këta të fundit kaluan në avantazh me Zaha në minutën e 6, ndërsa në fund të pjesës së parë Laporte u ndëshkua me karton të kuq, duke lënë skuadrën me një futbollist më pak.

Dy minuta para fundit ishte Gallagher që shënoi golin e dytë për Crystal Palace dhe vulosi suksesin në “Etihad Stadium”. Liverpool, i dehur nga suksesi i një jave më parë në “Old Trafford”, nuk shkoi dot përtej një barazimi 2-2 në shtëpi ndaj Brightonit.

Chelsea vijon të fitojë dhe të thellojë shkëputjen në krye të renditjes, pasi ia doli të triumfojë me shifrat 0-3 në transfertën ndaj Neëcastle. Pa dyshen sulmuese Lukaku-ëerner, ishte Reece James ai që bëri bomberin në transfertën ndaj “Magpies”, duke shënuar dy golat e parë, ndërsa suksesin e vulosi italiani Jorginho nga pika e bardhë e penalltisë.

E.Ç (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport liverpool manchester united premier league liverpool manchester united premier league

Sondazh

Poll