Sport

“Më pëlqen të sfidoj më të mirët”! Mourinho e ka të qartë sfidën ndaj Milanit

30 Tetor 2021, 17:48 Nga DOSJA
“Më pëlqen të sfidoj më të mirët”!

ITALI-Suksesi me Cagliarin i dha frymë në klasifikim Romës por edhe moral të lartë në ndeshjen që verdhekuqtë do të luajnë ndaj Milanit në “Olimpico”.
“Më pëlqen të luaj kundër më të mirëve dhe mendoj se këtë ndjesi ua kaloj edhe lojtarëve të mi – komentoi Jose Mourinho.

Në pankinë është ndeshja kundër Piolit, dy trajnerët nuk janë përballur asnjëherë. “Puna e tij ka diçka të ngjashme me atë që duhet të bëj këtu – komentoi Mourinho – Ai ka shumë meritë në atë që po bën,pas tij ka njerëz si, për të dhënë një shembull, Maldini dhe ka një strukturë të qëndrueshme, një skuadër që përmirësohet në çdo merkato.”

Linja e ashpër ndaj tre lojtarëve pas humbjes në Norvegji vazhdon. “Diaëara, Villar dhe Mayoral nuk janë grumbulluar. Në listë do të kem të njëjtët lojtarë si në ndeshjen e fundit”. konfirmoi edhe shtimin e lojtarit të ri Felix.

E.Ç (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport mourinho roma mourinho roma

Sondazh

Poll