Sport

Partizani në presion, Kalari: “Derbi i rradhës është Egnatia”

30 Tetor 2021, 10:55 Nga DOSJA
Partizani në presion, Kalari: “Derbi i rradhës është

TIRANE – 6 deshje 4 barazime , 2 humbje dhe asnjë fitore, një situatë që Partizani nuk mban mend prej shumë vitesh në një fillim sezoni. Gjithsesi, humbja e fundti në derbi ishte një goditje tjetër vecse sportive edhe psikologjike, gjë që reflektohet edhe në fjalët e zv.trajnerit i cili ishte zgjedhur sot të dilte në konferencë për shtyp në vend të trajenrit të parë Ilir Daja.

Situata pas derbit ndaj Tiranës – “Dihet që mbas humbjes në derbi, situata nuk ka qenë shumë e mirë në aspektin psikologjik. Si në ndeshjet e tjera edhe këtë takim ishin në gjysmëfushën e kundërshtarit, ky fakt na bën optimist, përtej rezultatit, që nuk ishte në favorin tonë. Derbi i ka të treja rezultatet, tani duhet të mendojmë për të ardhmen.”

Presioni – “Nuk kemi bërë asgjë ndryshe, por vazhdojmë atë që kemi nisur. Skuadra stërvitet maksimalisht dhe kundër Egnatias duhet të marrim maksimumin. Kemi lënë pikë, nëse shohim atë që ka dhënë skuadra në ndeshjet e tjera.”

Egnatia – “Egnatia është një skuadër me kualitet, që ka marrë shumë pikë deri tani dhe ka vlerësimin tonë maksimal. Derbi jonë është Egnatia.”

Gjendja e dobët e Partizanit – “Ky është fakt, por është vetëm fillimi i kampionatit. Ajo që na bën optimist është loja e zhvilluar në të gjitha ndeshjet, ku kemi dominuar kundërshtarin. Mund të marrësh pikë, por nëse nuk luan mirë bëhet më e vështirë më pas. Skuadra është e qetë dhe lojtarët janë optimist që rezultatet do të vijnë, shpresojmë që nesër.”

Kthesa kundër Egnatias – “Shpresojmë që nesër do të jetë dita e kthesës dhe do ti rikthehemi rezultateve pozitive, pastaj nuk do të ndalemi më.”

Pa tifozë dhe me mungesa – “Trajneri nuk do të jetë në pankinë, mbështetja e tifozëve do të na mungojë, por edhe mungesat në repartin e sulmit. Kardozo, Zhunior dhe Kaçe, që do të vlerësohet sot nëse do të jetë titullar ose jo.”, përfundoi Kalari.

B.T (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport #abissnet superiore #kampionati shqiptar derbi egnatia kalari partizani #abissnet superiore #kampionati shqiptar derbi egnatia kalari partizani

Sondazh

Poll