Sport

VIDEO / Mirel Josa debuton me fitore, Guindo dopiedë dhe “fundos” Skënderbeun

30 Tetor 2021, 16:10 Nga DOSJA
VIDEO / Mirel Josa debuton me fitore, Guindo dopiedë dhe

LAÇ – Trajneri Mirel Josa debuton me fitore në stolin e Laçit dhe e bën këtë ndaj të shkuarës së tij. Por nuk ishte vetëm tekniku kryeqytyetas, ai që mundi 2-0 Skënderbeun në shtëpinë e skuadrës kurbinase.

Ishte sulmuesi Saliou Guindo, një tjetër ish i skuadrës korçare, që realizoi një dopiedë për kurbinasit, duke shënuar nga një gol për çdo pjesë.

Goli i parë u realizua në minutën e 40-të falë një penalltie të fituar nga Regi Lushkja.

Më pas goli i dytë u realiua në minutën e 65-të, falë një pasi perfekt nga Ardit Deliu, ku sërish dhe Guindo u tregua i saktë përpara porte, teksa dribloi dy kundërshtarët dhe tundi rrjetën mjeshtërisht, duke fiksuar fitoren 2-0 për Laçin.

Me këtë fitore në javën e 7-të, skuadra kurbinase e Mirel Josës renditet në vendin e shtatë në kuotën e 8 pikëve, ndërsa Skënderbeu vazhdon “në ujëra të turbullta”, teksa mbetet në vendin e fundit në kuotën e 3 pikëve.

B.T (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport

Sondazh

Poll