Sport

“Unë nuk merrem me arbitrat”, trajneri Josa: “Kemi shumë punë për të ardhmen”…

30 Tetor 2021, 16:35 Nga DOSJA
“Unë nuk merrem me arbitrat”, trajneri Josa: “Kemi

LAÇ – Mirel Josa debutoi me fitore në pankinën e Laçit, ndërsa në përfundim të ndeshjes foli edhe për objektivat e kurbinasve, në intervistën e dhënë në emisionin “Gol pas Goli”.

“Kam pasur rikthime, akoma me distanca më të largëta dhe jo tani, që vetëm pak muaj më parë isha në pankinë. E kam ndjekur kampionatin rregullisht dhe sa i përket skuadrës, isha entuziast në një farë mënyre, por kur i sheh gjërat vetë, dalin edhe problemet që nuk i kishe parashikuar.

Më pëlqeu shumë dëshira e Guindoiu për të shënuar, pasi e mori me ngulm topin për të gjuajtur penalltinë dhe më pas u tregua shumë aktiv. Ka cilësi si lojtar dhe mund të na ndihmojë shumë me golat e lojën e tij.

Objektivi i Laçit është të bëjë sa më mirë dhe të riparojë sa më shumë gabimet që ka shfaqur në javët e para. Besoj se e kemi nisur mirë, por kemi shumë punë për të bërë në të ardhmen”.

I pyetur për momentin e penalltisë dhe nëse ai ishte dakort me vendimin e gjyqtarit, Josa ishte kategorik në përgjigjen e tij: “Unë nuk jam marrë dhe as nuk do të merrem ndonjëherë me arbitrat dhe as nuk do më shihni të ankohem ndonjëherë për ta,”- u shpreh trajneri i skuadrës kurbinase të Laçit.

B.T (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport dinamo-laçi josa ishte kategorik kam pasur rikthime laçi më pëlqeu shumë mirel josa debutoi me fitore në emisionin “gol pas goli” në pankinën e laçit unë nuk jam marrë dinamo-laçi josa ishte kategorik kam pasur rikthime laçi më pëlqeu shumë mirel josa debutoi me fitore në emisionin “gol pas goli” në pankinën e laçit unë nuk jam marrë

Sondazh

Poll