Sport

Çudia vjen nga Shkodra, Tiranës i mohohen tifozët prej Facebook-ut

30 Tetor 2021, 10:50 Nga DOSJA
Çudia vjen nga Shkodra, Tiranës i mohohen tifozët prej

SHKODER – Tensionet disa vjeçare mes dy tifozerive dhe sinjalizimet për dhunë kanë detyruar klubin shkodran drejt këtij vendimi drastik.

Në një reagim publik, Vllaznia shkruan se e ka njoftuar Federatën Shqiptare të Futbollit dhe Klubin e Futbollit Tirana për mesazhet e dhunës dhe fyerjeve që grupimi “Tirona Fanatics” ka shpërndarë në rrjetet sociale, por deri tani nuk ka marrë asnjë përgjigje.

Reagimi i Vllaznisë:

Klubi i Futbollit Vllaznia është i angazhuar maksimalisht në organizimin sa më të mirë të ndeshjes Vllaznia-Tirana duke u kujdesur maksimalisht për një qëndrim korrekt të tifozerive respektive në shkallët e stadiumit. Konstatohet se grupimi “Tirona Fanatics” përmes faqes së tij zyrtare, në njoftimin dhe përgatitjen e tifozerisë tiranase për të marrë pjesë në këtë takim, ka lëshuar fyerje të cilat nxisin dhunë dhe janë të papranueshme për principet dhe misionin e futbollit.

Përsa më sipër, ditën e djeshme kemi njoftuar Federatën Shqiptare të Futbollit dhe Klubin e Futbollit Tirana për marrjen e masave të menjëhershme dhe heqjen e fjalëve të papërshtatshme në postimin e këtij grupimi. Por, përtej angazhimit dhe mirëkuptimit të FSHF-së dhe Klubit Tirana, deri sot në mesditë nuk ka patur asnjë reagim duke mbetur e njëjta situatë. Përsa më sipër, KF Vllaznia me qëllim parandalimin e përshkallëzimit të situatave të dhunës, do të mbajë të mbyllura tribunat E4 dhe E5 të planifikuara për grupimin e tifozëve të Tiranës.

B.T (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport #abissnet superiore #kampionati shqiptar shkoder tifozet vllaznia #abissnet superiore #kampionati shqiptar shkoder tifozet vllaznia

Sondazh

Poll