Sport

Këtë Tiranë nuk e ndal askush… as Vllaznia. Klasikja vishet bardheblu

30 Tetor 2021, 16:55 Nga DOSJA
Këtë Tiranë nuk e ndal askush… as Vllaznia. Klasikja

SHKODËR– Tiranën nuk e ndal as Vllaznia. Derbi i klasikes, zhvilluar në “Loro Boriçi” përfundoi me shifrat 0-2 për bardheblutë, që dalin me tre pikë nga një transfertë e vështirë. Në minutën e 25′ Xhixha shtangu shkodranët dhe pas fitoi duelin ajror me portierin Zogovic, e çoi topin në rrjetë. VAR e konfirmoi golin dhe festa te Tirana nisi.

Në pjesën e dytë, pikërisht në minutën e 70′ Toli për Tiranën u ndëshkua me karton të kuq. Gjithsesi bardheblutë nuk u dorëzuan dhe pas tetë minutash shënuan edhe golin e qetësisë me Taulant Seferin, pas një kundërsulmi perfekt.
Toshevksi iu afrua edhe golit të tretë për bardheblutë, që tani kryesojnë kampionatin me 17 pikë, 3 më shumë se Kukësi.

E.Ç (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport tirana vllaznia tirana vllaznia

Sondazh

Poll