Sport

Zonja Lautaro e indinjuar: “A e dini, se në restorante të nivelit të lartë gratë…”

30 Tetor 2021, 06:02 Nga DOSJA

ITALI – Agustina Gandolfo festoi rinovimin e kontratës së Lautaro Martinezit me Interin. Për këtë rast, sulmuesi argjentinas kishte pronotuar për të ngrënë në një restorant luksoz në “Galleria Vittorio Emanuele”, e cila ka pamje nga “Piazza Duomo”.

Darka ishte e rafinuar dhe e hollë, duke gjykuar nga pjatat e publikuara që Agustina ndau në Instagram. Por me një të metë. Zonja Lautaro në fakt ka fotografuar edhe menunë dhe ka zbuluar një detaj kurioz:

“A e dini se në Itali, në disa restorante nuk i vendosin çmimet në menunë që u japin grave? Po sikur unë të doja të paguaja? Jam indinjuar. Gjëja më e keqe është, që shumë italianë, e justifikojnë këtë duke thënë se kjo ndodh vetëm në restorante të një niveli të caktuar. Pra, gratë nuk mund të paguajnë, nëse është një darkë më e shtrenjtë”, – ka shkruar zonja Gandolfo, partnerja e sulmuesit interist Lautaro Martinez.

B.T (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport “galleria vittorio emanuele” agustina gandolfo festoi darka ishte e rafinuar dhe e hollë në një restorant luksoz nga “piazza duomo” rinovimin e kontratës së lautaro martinezit me interin sulmuesi argjentinas “galleria vittorio emanuele” agustina gandolfo festoi darka ishte e rafinuar dhe e hollë në një restorant luksoz nga “piazza duomo” rinovimin e kontratës së lautaro martinezit me interin sulmuesi argjentinas

Sondazh

Poll