Sport

Pioli: “Ibra është lider, kur është ai unë shkoj më pak në dhomat e zhveshjes”…

30 Tetor 2021, 05:36 Nga DOSJA

ITALI – Para ndeshjes të së dielën ndaj Romës në “Olimpico”, në konferencën për shtyp, trajneri i kuqezinjve Stefano Pioli, ndërmjet të tjerash, ka folur me superlativa në mikrofonat e ‘DAZN’ për rolin e Zlatan Ibrahimovicit në skuadër.

“Çfarë them para dhe pas ndeshjes, është një nga gjërat më të rëndësishme,- ka rrëfyer Pioli, – por tani nuk them asgjë pas ndeshjeve. Meqenëse Ibra është atje, unë tani shkoj më pak në dhomat e zhveshjes. Pas ndeshjes nuk jemi shumë të kthjellët dhe nëse nuk ka gjëra të veçanta, nuk ndërhyj kurrë, pres të nesërmen”.

Duke thënë, se suedezi është lider në “shtëpinë kuqezi”, ai sigurisht meriton një kapitull më vete për ta portretizuar nga ana e teknikut kuqezi: “Ai ka një mentalitet dhe një forcë të brendshme… Pavarësisht gjithçkaje që ka bërë, ai sërish dëshiron të tregojë se është kampion, protagonist, vetëm shikoni se si po punon për të kapërcyer vështirësitë dhe dhimbjet.

Brenda ka një motivim të jashtëzakonshëm që ua transmeton të gjithëve. Ajo që më habiti ishte inteligjenca e tij e madhe dhe ndjeshmëria e tij për të hyrë i qetë në një grup ende të pa formuar. Zlatan kërkon shumë nga vetja dhe për këtë arsye kërkon shumë edhe nga të tjerët. E ngre nivelin dhe të tjerët e njohin, si shoqërues që mund t’i bëjë ata të rriten,”– është shprehur tekniku kuqezi Stefano Pioli për sulmuesin 40-vjeçar suedez që nuk ka të ndalur.

B.T (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport ka rrëfyer pioli milani mund t'i bëjë ata të rriten ndaj romës në “olimpico” për zlatan ibrahimovic. suedezi është lider trajneri i kuqezinjve stefano pioli zlatan kërkon shumë nga vetja ka rrëfyer pioli milani mund t'i bëjë ata të rriten ndaj romës në “olimpico” për zlatan ibrahimovic. suedezi është lider trajneri i kuqezinjve stefano pioli zlatan kërkon shumë nga vetja

Sondazh

Poll