Politike

LËVIZJET/ Rama u heq 26 mln lekë Emergjencave Civile, shton fonde në programet e MM

29 Tetor 2021, 19:03 Nga DOSJA
LËVIZJET/ Rama u heq 26 mln lekë Emergjencave Civile, shton fonde

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka bërë një rishpërndarje fondesh. Me vendim të Këshillit të Ministrave, Rama ka vendosur që në disa programe të Ministrisë së Mbrojtjes të shtohen fonde të reja. Konkretisht në programin “Mbështetja shëndetësore”, të shtohet fondi 107 600 000 (njëqind e shtatë milionë e gjashtëqind mijë) lekë, në programin “Arsimimi ushtarak”, të shtohet fondi 62 000 000 (gjashtëdhjetë e dy milionë) lekë, në programin “Forcat e luftimit”, të pakësohet fondi 143 200 000 (njëqind e dyzet e tre milionë e dyqind mijë) lekë dhe në programin “Emergjencat civile”, të pakësohet fondi 26 400 000 (njëzet e gjashtë milionë e katërqind mijë) lekë.

VENDIM PËR RISHPËRNDARJE FONDESH NË BUXHETIN E VITIT 2021, MIRATUAR PËR MINISTRINË E MBROJTJES

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të shkronjës “a”, të nenit 44, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Mbrojtjes, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”. KRYEMINISTRI EDI RAMA

(f.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike edi rama ministria e mbrojtjes edi rama ministria e mbrojtjes

Sondazh

Poll