Politike

‘Zgjohet’ Sako, mban dëgjesë për shkollat, asnjë fjalë për operacionin e SPAK

29 Tetor 2021, 15:51 Nga DOSJA
‘Zgjohet’ Sako, mban dëgjesë për shkollat, asnjë

DURRËS– Kryetarja e Bashkisë së Durrësit ka zhvilluar një dëgjesë publike në ambientet e Pallatit të Kulturës “Aleksandër Moisiu” dëgjesën publike për 4 objekte arsimore që do të rindërtohen: shkollat e mesme “Naim Frashëri” e “Gjergj Kastrioti” në Durrës,  shkolla e mesme “Dhosi Liperi” në Sukth si dhe kopshti në Bizë njesia administrative Ishëm, pjesë e programit EU4Schools, zbatuar nga UNDP, financim i Bashkimit Evropian. Kjo dëgjesë është zhvilluar pikërisht në ditën kur Policia zbarkoi mëngjesin e sotëm në Bashkinë e Durrësit, pasi SPAK zbuloi abuzimin me tenderin 6.6 mln lekë për blerjen e një autoshkallë për zjarrfikësen e Durrësit.

Në njoftimin e publikuar në faqen zyrtare të Bashkisë Durrës është raportuar kjo dëgjesë e Sakos pjesë e të cilës ishin edhe përfaqësues të UNDP projekti EU4Schools, arkitektë, mësues, nxënës dhe qytetarë të Durrësit. Në fjalën e saj kryebashkiakja Sako deklaroi se në Durrës 14 objekte arsimore kanë përfunduar tashmë duke i ofruar nxënësve, fëmijëve dhe stafit pedagogjik kushte dhe ambiente bashkëkohore ndërkohë që procesi vijon me godinat e tjera.

“Ringritja e shkollave pas tërmetit është një model i papërsëritshëm. Qëllimi i ndërhyrjes së menjëhershme të qeverisë shqiptare por edhe BE nëpërmjet EU4Schools ishte rivendosja e menjëhershme e shërbimeve dhe infrastrukturës mësimore në komunitetet e zonave në mënyrë që të kishte humbje sa më minimale të procesit mësimor si dhe më tej në normalizimin gradual të jetës dhe rikthimin në normalitet. Këto objekte të reja arsimore jo vetëm që janë më të sigurta dhe komode për nxënësit por i japin mundësi edhe stafit pedagogjik të kenë kushte optimale mësimdhënie.
 Në një kohë rekord kemi arritur të ndërtojmë 12 objekte të reja arsimore dhe 2 janë rikonstruktuar tërësisht, ndërsa në proces janë edhe 16 godina të tjera. Të gjitha godinat arsimore ndërtohen me eurocod 8 duke i siguruar nxënësve dhe fëmijëve ambiente me standarte të larta. Në të gjitha godinat e reja arsimore janë në total 6610 nxënës dhe 651 fëmijë kopshti ndërsa nga objektet e tjera që do të rindërtohen do të përfitojnë 5200 nxënës dhe 600 fëmijë kopshti. Sot jemi bashkë me arkitektët për tu njohur me projektet e 4 godinave arsimore: shkollat e mesme “Naim Frashëri” e “Gjergj Kastrioti” në Durrës,  shkolla e mesme “Dhosi Liperi” në Sukth si dhe kopshti në Bizë njësia administrative Ishëm,  për të cilat kemi bërë edhe dëgjesat përkatëse në komunitet dhe sot po e finalizojmë me këtë dëgjesë për publikun e interesuar. Në këto katër objekte arsimore në total janë 1835 nxënës dhe 25 fëmijë kopshti,”- tha Sako.

Por kryetarja e Bashkisë Durrës nuk ka komentuar ende operacionin e zhvilluar nga SPAK. Sot u vunë në pranga 6 zyrtarë të Bashkisë Durrës, 3 punonjës të kompanive private janë arrestuar dhe një është lënë në detyrim paraqitje pasi akuzohen për abuzimin me një tender 6.6 milionë lekësh për blerjen e një autoshkallë për zjarrfikësen e Durrësit që ishte jashtë funksionit. Sipas SPAK ata kanë manipuluar garën për tenderin me vlerë të fondit limit prej 7 083 000 lekë në periudhën Maj-qershor 2020 dhe kanë falsifikuar dokumente.

(F.m/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike spak ne tirane e durres tenderi ne bashkine durres spak ne tirane e durres tenderi ne bashkine durres

Sondazh

Poll