Politike

“Prindi 1” dhe “Prindi 2”, Berisha-Ramës: Turp, mos luaj me familjen e shqiptarit

29 Tetor 2021, 16:43 Nga DOSJA
“Prindi 1” dhe “Prindi 2”, Berisha-Ramës: Turp, mos

LEZHË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar formularin e publikuar një ditë më parë ku shihej se termi “Nënë dhe “Baba” ishin zëvendësuar me “Prindi 1” dhe “Prindi 2”. I ndodhur në Lezhë në takimin e tij të radhës me demokratët, Berisha tha se kjo është një gjë e turpshme. Ai i bëri thirrje kryeministrit Edi Rama që të mos luante me familjen e shqiptarëve.

“Shndërrimi i prindërve në numra është një akt i turpshëm. Është një akt amoral dhe i turpshëm, të cilin e ka diktuar direkt Edi Rama. Unë i them direkt Edi Ramës se ngjyrat e flamurit të tij le t’i ndryshojë si të dojë, por me familjen shqiptare nuk mund të luajë. Çdo komb ka virtytet dhe traditat e tij, por ne si komb e kemi familjen qendrore në vlerat tona. Ndaj i them Edi Ramës: Mos luaj me familjen se do përgjigjesh shumë rëndë. Ka vetëm amoralitet në aktin e tij,”- tha Berisha.

LAJM KRYESOR:Berisha takon demokratët e Lezhës

(F.m/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike aksioni i berishes foltorja per pd sali berisha sali berisha ne lezhe aksioni i berishes foltorja per pd sali berisha sali berisha ne lezhe

Sondazh

Poll