Politike

Basha poston mesazhin për “Trekëndëshin e Bermudës”: Shqipëria s’është peng i askujt

29 Tetor 2021, 17:36 Nga DOSJA
Basha poston mesazhin për “Trekëndëshin e

TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha i është përgjigjur ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili sot nga Lezha deklaroi se më 11 dhejtor do të mblidhet Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike. Në një postim në Facebook, Basha ka rikthyer një mesazh që dha nga foltorja e Kuvendit për Berishën, kryeministrin Edi Rama dhe Presidentin Ilir Meta, të cilët i quajti “Trekëndëshi i Bermudës”.

“Shqipëria nuk mund të mbetet peng i askujt. Fati i shqiptarëve nuk mund të lidhet me fatin e personit,”- shkruan Basha krah videos.

“E ke hallin ti tek Partia Demokratike?! Ke hall ti sesa demokratë mbledh unë?! Të ka marrë malli ty? Të ka marrë malli?! Thuaj më ka marrë malli për Sali Berishën dhe për Ilir Metën, thuaje ta dëgjojnë të gjithë. Shko dhe ti në foltore zotëri, ose fillo foltoren tënde. Bëni “Trekëndëshin e Bermudës” edhe qani hallin bashkë të tre, nëqoftëse i keni të njëjtat. Unë jam këtu për të qarë hallet e shqiptarëve, as të tuat, as të Sali Berishës, as të Ilir Metës,”- thotë Basha në video.

Nga Lezha, ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi se Kombëtar i Partisë Demokratike do të mblidhet më 11 dhjetor, pavarësisht se vetë kryedemokrati Lulzim Basha nuk e ka njohur këtë lëvizje dhe e ka quajtur ‘anti-amerikane’.

(f.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike lulzim basha sali berisha trekendeshi i bermudes lulzim basha sali berisha trekendeshi i bermudes

Sondazh

Poll