Politike

Dakordësia që i dha fund ‘sagës’, Rushaj gjeti ‘gjuhën’ me Ballën

29 Tetor 2021, 18:21 Nga DOSJA
Dakordësia që i dha fund ‘sagës’, Rushaj gjeti

TIRANË – Marrëveshja për ngritjen e Komisionit Hetimor për zgjedhjet është arritur mes PD dhe PS, ndërsa LSI ka kundërshtuar.

Dakordësia mes dy partive të mëdha i dha fund sagës për miratimin e rregullores së brendshme që mbante peng hetimin parlamentar për zgjedhjet. Formula për zgjidhjen e ngërçit erdhi nga demokratët. Me i pakënaquri nga mirëkuptimin mes socialisteve dhe demokratëve rezultoi Petrit Vasili i LSI-së. Sulmi frontal që Lulzim Basha i bëri një ditë me parë Ilir Metës, duket se ka thelluar ndarjen e Partisë Demokratike me ish -partinë e Presidentit.

Demokratët bënë publike 21 kërkesat për hetimin e zgjedhjeve dërguar institucioneve shtetërore, duke nisur nga Kryeministri Edi Rama si kryetar i Këshillit Kombëtar të Territorit, SHISH, SPAK, Prokuroria e Përgjithshme, Kadastra, 61 Bashkive si dhe 11 Ministrive. Informacioni i kërkuar lidhet me hetimin e krimeve zgjedhore, fenomenin e patronazhisteve, emigrantët, punësimet, dhëniet e lejeve te legalizimit si dhe procesi i rindërtimit nga tërmeti.

21 KËRKESAT PËR HETIMIN E ZGJEDHJEVE NGA PD

1. SPAK
2. Prokurorisë së Përgjithshme
3. Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit
4. Drejtorisë së Përgjithshme të Rezervave Materiale të Shtetit
5. Inspektoriatet
6. Agjencia e Prokurimeve Publike
7. Këshilli Kombëtar i Territorit
8. Agjencisë Shtetërore e Kadastrës
9. Bashkitë
10. Ministri i Shtetit për Rindërtimin
11. Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile
12. Departamenti i Administratës Publike
13. Kompani Publike
14. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale
15. Bashkitë – Tërmeti
16. Agjencia Kombëtare e Shërbimit të Informacionit
17. Komisioneri për Mbrojtjen e të dhënave personale
18. Ministria e Brendshme
19. Ministritë
20. Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural
21. Shërbimi Informativ Shtetëror.

Marrë nga Top Channel

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike 21 kerkesat e demokrateve alfred rushaj komisioni hetimor taulant balla 21 kerkesat e demokrateve alfred rushaj komisioni hetimor taulant balla

Sondazh

Poll