Politike

Berisha: Dosja në Francë nuk ka asnjë provë, ma thanë miqtë e mi

29 Tetor 2021, 15:55 Nga DOSJA
Berisha: Dosja në Francë nuk ka asnjë provë, ma thanë

TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar me bindje se në dosjen e depozituar në Gjykatën e Parisit nuk ka asnjë provë ndaj tij. I pranishëm në foltoren e Lezhës me demokratët, Berisha tha se miqtë e tij e kanë njoftuar se ajo zero fakte, zero prova, zero dokumenta kundër Berishës nga Zyrtari i lartë amerikan Antony Blinken.

“Jo vetëm gjykatësi ka pranuar shqyrtimin e padisë, por miqtë e mi më kanë njoftuar se ajo dosje ka zero fakte, zero prova, zero dokumenta ashtu siç ju kam thënë unë ju. Megjithatë ftoj Sekretarin e Shtetit dhe cilindo shtetas, qytetar, institucion të atij vendi e mbarë botës, që çdo fakt, provë, dokument që të ketë, ta çojë në sallën e gjyqit në Paris. Nuk kam asgjë persnale dhe do ju them këtu: Të nesërmen e vendimit e kam pyetur veten: Përse e morën këtë vendim ndaj meje? 8 vite, përveç foltores së parlamentit dhe Facebook-ut nuk kisha asnjë fuqi tjetër,”- tha Berisha ndër të tjera. 

LAJM KRYESOR:Berisha takon demokratët e Lezhës

(f.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike aksioni i berishes foltorja per pd sali berisha sali berisha ne lezhe aksioni i berishes foltorja per pd sali berisha sali berisha ne lezhe

Sondazh

Poll