Politike

VENDIMI/ Ish-deputetja Xhembulla emërohet zëvendësministre e Turizmit dhe Mjedisit

29 Tetor 2021, 17:39 Nga DOSJA
VENDIMI/ Ish-deputetja Xhembulla emërohet zëvendësministre e

TIRANË– Almira Xhembulla është emëruar zëvendësministre e Turizmit dhe Mjedisit. Vendimi është marrë sot nga Këshilli i Ministrave, në mbledhjen e sotme të qeverisë.

Vendimi i qeverisë

V E N D I M PËR EMËRIM NË DETYRË. Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave V E N D O S I: Znj. Almira Xhembulla emërohet zëvendësministër i Turizmit dhe Mjedisit. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Almira Xhembulla ka qenë një nga 140 deputetët e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, dalë nga zgjedhjet e 25 qershorit 2017. Që nga 2012 e deri më sot ka punuar si këshilltare për Avokatësinë dhe Çështjet Gjinore pranë Fondacionit Ndërkombëtar CNVP (Bashkojmë Vlerat e Natyrës me Njerëzit).

(F.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike almira xhembulla almira xhembulla emerohet zevendesministre almira xhembulla almira xhembulla emerohet zevendesministre

Sondazh

Poll