Politike

‘Vjedhja’ e votave mes deputetëve: Shehu: Numëruesit s’i njoh (Të tjerët heshtin)

29 Tetor 2021, 15:59 Nga DOSJA
‘Vjedhja’ e votave mes deputetëve: Shehu: Numëruesit

TIRANË –Kutitë e hapura nga KQZ-ja kanë paraqitur një realitet të padëgjuar më parë. Dje është bërë rinumërimi i 10% të kutive të 25 prillit dhe KQZ ka konfirmuar se votat janë vjedhur nga numëruesit por kjo nuk ka ndodhur mes partive rivale, por brenda vetë partisë dhe ai që kryeson listën është Eduard Shalsi.

Gazetarja Esiona Konomi shkruan për Abcnews se numëruesit do të përballen me kallëzim penal për 5 raste dhe se socialistët i kanë problemet më të mëdha në Tiranë. Eduard Shalsi ka përfituar më shumë vota padrejtësisht pasi përpjekjet që ai të ndihmohej janë bërë duke shkelur ligjin. Kurse I vjedhuri më i madh, rezulton të jetë Fatmir Xhafaj. Në një qendër votimi në Kashar, zonë që mblohej prej tij, numëruesit i kanë dhënë atij 76 vota më tepër, 36 nga të cilat i janë hequr Belinda Ballukut. Shalsi nuk ka dhënë asnjë koment për këto fakte.

Në kutinë e Domjes në Bashkinë Vorë, i janë hequr 46 vota Xhafajt, dhe i janë transferuar Ylli Shehut, një kandidati i cili ka qënë me LSI.  Xhafaj nuk komentoi, ndërsa Shehu tha se nuk i njihte numëruesit e mund të ketë qenë gabim njerëzor, sepse ai dhe Xhafaj ishin të renditur njëri pas tjetrit.  Në listë nuk mungon as Bledi Çuçi, ministri i brendshëm. Në Gjirokastër, Bledi Çuçi ka përfituar padrejtësisht 42 vota, kryesisht në dy qendra votimi, 29 vota në Gjirokastër dhe 23 në Dragot të Tepelenës, kurse në njësinë Cepo sitata ndryshon pasi i janë hequr 22 vota.

Nuk kanë ngelur pas as demokratët, ku Zef Hila në Shkodër dhe Lefter Gështenja në Elbasan rezultojnë të kenë përfituar më shumë vota padrejtësisht. Në vetëm tre qendra votimit të Vaut të Dejës, Zef Hila ka përfituar 104 vota që nuk i takonin, vota të cilat i janë vjedhur Helidon Bushatit, por edhe ai nuk ka komentuar. Ardian Zenelit i janë marrë 116 vota dhe i kanë kaluar Lefter Gështenjës nga numëruesit që kanë përpunuar votat e Perranjasit, Qukësit dhe Rajcës.

Të gjithë grupet e numërimit, pavarësisht nëse komisionerët janë të PS apo PD do përballen me kallëzimin penal të KQZ.

(m.k/dosja.a)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike eduard shalsi kqz kqz kallezim penal ndaj numeruesve lefter geshtenja ylli shehu eduard shalsi kqz kqz kallezim penal ndaj numeruesve lefter geshtenja ylli shehu

Sondazh

Poll