Politike

Berisha për treshen e GJL: Sadushi bëri operacion fëmijët në SHBA, kush ia pagoi?

29 Tetor 2021, 16:08 Nga DOSJA
Berisha për treshen e GJL: Sadushi bëri operacion fëmijët

LEZHË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka sulmuar treshen e Gjykatës së Lartë Sokol Sadushin, Ervin Pupen dhe Ilir Pandan. I pranishëm në Lezhë ku po mban foltoren e radhës me demokratët, Berisha komentoi procesin e Vettingut për të cilin tha se nuk gjendet asgjëkundi, pasi është zhvilluar në mënyrë të dyshimtë.

Berisha tha se Sadushi deklaron 20 mijë euro trashëgimi nga gjyshja dhe se ka pasur probleme me një apartament që e ka shitur 550 mijë euro, por që nuk janë marrë parasysh. Ish-kryeministri tha se pak kohë më parë i kishte kërkuar kryedemokratit Lulzim Basha që ta denonconte këtë gjë, por që ai s’e kishte bërë asnjëherë, pasi sipas Berishës është bërë pjesë e ‘pengmarrjes’.

“Keni lexuar ju për vetting-un e Sadushit? Kërkojeni njëherë që ta lexoni. A është public Vettingu, pse nuk e kanë nxjerrë? Sepse nuk ekziston. Vetting-u është bërë, por mbahet sekret. Te vetting-u i bashkëshortes së Sadushit doli se ai kishte shitur apartament 55 mijë euro dhe se pagesa ishte bërë, por jo me bankë. Në një kohë kur thoshte e kam shitur, apartamenti vijonte të figuronte me emrin e Sadushit dhe si kolateral në bankë për të marrë kredi. Doni më nga çudia e Sadushit? Sadushi deklaron 20 mijë euro trashëgimi nga gjyshja, se ku i gjeti gjyshja 20 mijë euro, atë e di vetëm Sadushi.  Keni lexuar për Ilir Pandën, apo Pupën? Nuk ekzistojnë, mund të pyesni, po është bërë Vettingu, po është bërë, por Vettingu i tyre mbahet sekret. Janë peng. Sadushi bëri operacioni kirrugjikal fëmijët në Amerikë që uroj t’i dalin me sukses, por kush ia pagoi? M’i bëri njerku falas tha dhe këtë e faktoi me një e-mail, kur të tjerëve u kërkoheshin vula të thata. E thirra Lulzim Bashën para ca kohësh dhe i thashë ‘ore duhen denoncuar këto’. Prit, prit tha se do e denoncojmë. Nuk e denoncoi kurrë sepse ishte bërë pjesë e pengmarrjes,”- tha Berisha.

LAJM KRYESOR:Berisha takon demokratët e Lezhës

(f.m/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike aksioni i berishes foltorja per pd sali berisha sali berisha ne lezhe aksioni i berishes foltorja per pd sali berisha sali berisha ne lezhe

Sondazh

Poll