Aktualitet

VD-PS gati për zgjedhje të pjesshme vendore, Gjiknuri: Po! GJK mos ta vonojë datën

29 Tetor 2021, 07:57 Nga DOSJA
VD-PS gati për zgjedhje të pjesshme vendore, Gjiknuri: Po! GJK mos ta

TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri u shpreh se socialistët janë gati për zgjedhje të pjesshme lokale. Në fjalën e tij për mediat, pas një takimi në selinë rozë me kryeministrin Edi Rama, ai u shpreh se pritej vetëm vendimi i presidentit Ilir Meta. Ndërkohë që lidhur me tryezën për Reformën Zgjedhore, u shpreh se shumë shprejt do të ngrihej komisionit për të bashkëpunim mes palëve. 


PJESË NGA PRONONCIMI: 

GJIKNURI: Mbledhja në vazhdimësi të Partisë Socialiste kishte në fokus organizimin dhe punët e bëra. Kemi nisur një proces për ta kthyer PS në një forcë të aftë duke përdorur edhe mjetet e kohës me qëllimin për të pasur një forcë edhe përtej periudhave zgjedhore.

Keni shumëfishuar takimet me kryebashkiakët? A po bëhet gati PS për zgjedhje të pjesshme vendore?

GJIKNURI: Ne gati jemi për zgjedhje nëse presidenti do t’i dekretojë ato. Mendoj që Gjykata Kushtetuese nuk ka pse ta vonojë më vendimin. Pas vendimit, pas 45 ditësh siç e thotë Kushtetuta, ai do të dekretojë vendimin. Ne jemi gati që në çdo moment të marrim pjesë në zgjedhje. Pse ku fokus tek partia? Konkurojmë si parti dhe reflekojmë pas zgjedhjeve.

Kur do jepni përgjigje PD për komisionin e Posaçëm për Reformën Zgjedhore. Kur pritet të nisë puna?

GJIKNURI: Shumë shpejt do të vendoset ngritja e këtij komisioni. Është shpejt për të folur mos prisni që tani propozimet tona. PD do ketë propozimet e saj, ne tonat. Do adresojmë edhe rekomandimet e OSBE-ODHIR. Pra ka një traditë të formuar. Ne e bëmë kur nuk ishin në Kuvend dhe jo më tani.

LAJMI KRYESOR: Socialistët në seli me Ramën që në 8 të mëngjesit, pas pak mblidhen kryebashkiakët

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore politike damian gjiknuri edi rama kryesia e ps 29 tetor 2021 damian gjiknuri edi rama kryesia e ps 29 tetor 2021

Sondazh

Poll