Aktualitet

66 mln lekë zjarrfikëse e s’punonte! SPAK, arrestohen 6 zyrtarë të Bashkisë Durrës

29 Tetor 2021, 06:11 Nga DOSJA
66 mln lekë zjarrfikëse e s’punonte! SPAK, arrestohen 6

TIRANË– “Shkundet” për një autoshkallë zjarrfikësëje Bashkia e Durrësit. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka zhvilluar një operacion në Tiranë dhe në Durrës për të cilët janë “prerë” 9 fletë-arreste për shkelje të barazisë në tendera. Në njoftimin zyrtar të SPAK është bërë me dije se gjatë një tenderi të zhvilluar nga Bashkia e Durrësit në periudhën maj – qershor 2020, me vlerë të fondit limit prej 7 083 000 lekë (pa TVSH), ka pasur shkelje për blerjen e një automjeti për MZSH-të e Durrësit.

Zyrtarët e Bashkisë së Durrësit; Adriatik Velaj, Muhamet Likazhiu, Patriot Beqaraj dhe Artan Taho akuzohen për shpërdorim detyre cilësinë e  anëtarit të grupit të specifikimeve teknike dhe përllogaritjes së vlerës së fondit limit, pranë Bashkisë Durrës. Kurse anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave”: Kastriot Beqaraj, Gjergj Markola, Indrit Matmuja akuzohen për ‘Shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike’ kryer në bashkëpunim. Po ashtu Albion Bushi, E.R., Lulzime Rami dhe Riza Sulaj, administratorë, ortakë dhe punonjës të shoqërive R&R Group sh.p.k. dhe Klosi – R Company sh.p.k., akuzohen se kanë  dorëzuar dokumente të falsifikuara në kuadër të kësaj procedure prokurimi për të fituar tenderin për blerjen e një zjarrfikëse, e cila tanimë është jashtë funksionit.

Të arrestuar

Adriatik Velaj-  Drejtori i Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri Durrës

Muhamet Likazhi – Zyrtar i bashkisë, anëtar i grupit të specifikimeve teknike dhe përllogaritjes së vlerës së fondit

Artan Taho – Zyrtar i bashkisë, anëtar i grupit të specifikimeve teknike dhe përllogaritjes së vlerës së fondit

Patriot Beqaraj – Ish-Drejtor i Drejtorisë së Burimeve Njerëzore, anëtar i Komisionit të Vlerësimit të Ofertave

Indrit Matmuja – Anëtar i Komisionit të Vlerësimit të Ofertave

Gjergj Markola – Anëtar i Komisionit të Vlerësimit të Ofertave

Riza Sulaj –  Administrator i Klosi – R Company sh.p.k (përfituese në tender)

Albion Bushi – Administratori i  R&R GROUP (përfituese në tender)

Arrest shtëpie

Lulzime Rami – Ortake në R&R GROUP (përfituese në tender)

Detyrim Paraqitje

Elona Rami – Ortake në R&R GROUP (përfituese në tender)

Kompania fituese “R & R GROUP sh.p.k.” me pronare Elona Rama dhe administratore Lulzime Rami e lënë në arrest shtëpie është themeluar në 2008 në Tiranë, ofroi 66 milionë lekë për të blerë automjetin, edhe pse nuk kishte eksperiencën e nevjshme. Tenderi mban firmën e kryebashkiakes në detyrë, Emirajana Sako, e cila ende nuk është prononcuar për aksionin e zhvilluar në institucionin e drejtuar prej saj. Ndërkohë që Bashkia sot u mbush me forca policie, të cilët sekuestruan dokumenta për SPAK.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE: 

Skualifikuan rivalët në garën për zjarrfikësen, dalin fotot e zyrtarëve në Durrës

Abuzimi me tenderin 7 mln lekë, SPAK në Bashkinë Durrës, sekuestron materiale

Tenderi me 70 mln lekë në Durrës, ja 3 kompanitë që po hetohen nga SPAK

ME VIDEO: Aksioni në Bashkinë e Durrësit, policin ‘s’e mbajnë këmbët’, rrëzohet

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet spak ne tirane e durres tenderi ne bashkine durres spak ne tirane e durres tenderi ne bashkine durres

Sondazh

Poll