Aktualitet

Vazhdon rivarrosja e eshtrave të ushtarëve grekë në anastirin e Grykës së Këlcyrës

29 Tetor 2021, 09:49 Nga DOSJA
Vazhdon rivarrosja e eshtrave të ushtarëve grekë në

KËLCYRË– Vazhdon rituali i rivarrosjes së eshtrave në varrezat e ushtarëve grekë në Manastirin e Grykës së Këlcyrës. Ditën e sotme, eshtrat e 37 ushtarëve grekë të rënë në luftën Italo-Greke gjatë periudhës 1940-1941 janë rivarrosur në të njëjtin vend ku prehen mbi 700 ushtarëve helenë.

Në ceremoninë e sotme, kanë qenë prezent përfaqësuesit më të lartë të klerit ortodoks të Mitropolisë së Gjirokastrës. Por nuk ka munguar as konsulli grek i Gjirokastrës, Dimitris Saharidis; sekretarja e çështjeve politike në Ambasaden greke në Tiranë, Valis Pendervanis; prefekti i Maqedonisë Perëndimore, Jorgos Kasapidis, admirali Dhimitrios Milas dhe oficerë të Ushtrisë Greke.

Ndërkohë që rituali i sotëm do të pasohet nga rivarrime të eshtrave të tjera, duke bërë që të parashikohet zgjerimi i parcelës së varrezave aktuale.

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet gryka e këlcyrës varrosja e ushtareve greke gryka e këlcyrës varrosja e ushtareve greke

Sondazh

Poll