Aktualitet

“Manati”/ Kapen 32 kg kanabis në Lezhë, 1 në pranga, në kërkim 2 djemtë e tij

29 Tetor 2021, 07:30 Nga DOSJA
“Manati”/ Kapen 32 kg kanabis në Lezhë, 1 në pranga,

LEZHË– Policia e Shtetit ka finalizuar operacionin e koduar “Manati”, ku në pranga ka përfunduar një person. I prangosuri, identiteti i të cilit nuk është bërë me dije, kishte në banesë 32 kilogramë kanabis. Ndërkohë që për drogën janë shpallur në kërkim edhe 2 djemtë e tij.

NJOFTIMI I PLOTË:

DVP Lezhë

Finalizohet operacioni policor i koduar “Manati”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve. Sekuestrohen 32 kilogramë e 200 gramë lëndë narkotike cannabis sativa. Vihet në pranga 1 shtetas, shpallen në kërkim 2 djemtë e tij.

Në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme dhe kontrollit masiv të territorit, me qëllim parandalimin e kultivimit dhe trafikimit të kanabisit, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative për shtetas që posedonin lëndë narkotike, në një banesë në përdorim, ngjitur me banesën e tyre, specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale në DVP Lezhë, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor antidrogë të koduar “Manati”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Manati”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve. Sekuestrohen 32 kilogramë e 200 gramë lëndë narkotike cannabis sativa. Vihet në pranga 1 shtetas, shpallen në kërkim 2 djemtë e tij.

Nga tërësia e veprimeve hetimore dyshohet se shtetasit e lartpërmendur janë posedues të 32 kilogramë e 200 gramë lëndë narkotike cannabis sativa që u gjetën dhe u sekuestruan gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, në një banesë tjetër që ata e kishin në përdorim, ngjitur me banesën e tyre, në fshatin Manati, Lezhë.

Strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, vijojnë hetimet për identifikimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore edhe të personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprime të mëtejshme.

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet lezhe manati policia e lezhes lezhe manati policia e lezhes

Sondazh

Poll