Aktualitet

Lëkundjet e tërmeteve, sizmiologu: Tashmë ka vetëm pasgoditje

29 Tetor 2021, 09:40 Nga DOSJA
Lëkundjet e tërmeteve, sizmiologu: Tashmë ka vetëm

TIRANË- Sizmiologu Rrapo Ormeni ka folur në lidhje me lëkundjet e tërmeteve që janë ndjerë mëngjesin e sotëm në Bulqizë. Në një prononcim për Fax News, ai ka thënë se goditja kryesore ka kaluar dhe se më tej priten vetëm pasgoditje.

Ai gjithashtu shtoi se duke qenë se vendi ynë kishte një aktivitet të lartë sizmik, këto mund të konsideroheshin si tërmete normale të vogla dhe përjashtoi mundësinë e një tëmerti të fuqishëm pasi sipas tij këto të fundit ndodhnin njëherë në 100 vite.

Fjala e sizmologut:  

Tërmeti i sotëm ka rënë në orën 08:10 minuta, është 12 kilometra në verilindje të Bulqizës me magnitudë 4.5 të shkallës rihter dhe intensitet në epiqendër rreth 6 ballë. Ky tërmet është ndjerë nga 5 deri në 6 në qytetin e Bulqizës dhe të Dibrës dhe 4 ballë në qytetin e Tiranës, Lezhës. Tërmeti ka patur paragoditje e cila ka qenë 6 minuta para. Por është shoqëruar nga pasgoditje me magnitudë 2.6 dhe 2.8. Pra ishte një goditje kryesore e cila është shoqëruar nga pasgoditje.

Pra këto termete të këtij niveli me këtë magnitudë, janë tërmete të zakonshme të vegjël që bien në territorin e vendit dhe aq më tepër me këtë zonë. Ky tërmet nuk ka lidhje me atë e Durësit sepse ndodhet në një zonë tjetër. Patëm tërmete edhe në Shkodër dhe Lezhë por zkonisht janë të magnitudës së vogël dhe rrallë mund të kemi tërmete të mëdha e të fortë.

A është një moment alarmi?

Duke u nisur nga fakti që vendi ynë ka një aktivitet të lartë sizmik, nuk përbën asnjë rrezik për të ngjallur shqetësim, janë tërmete normale. Por nuk ka ndonjë parashikim të saktë. Nisur nga ky tërmet mund të themi se kjo ishte goditja më e madhe, ndërsa goditjet e tjera vijnë duke u shuar.

A mund të jetë përmbushur cikli për të pasur sërish tërmete të mëdha?

Janë tërmete të rallë, mund të ndodhin njëherë në 100 vite dhe nuk ndodhin në periudha të shkurtra.

LAJMI KRYESOR: Tundet toka brenda 10 minutave! Dy tërmete në Shqipëri, ku ishin epiqendrat

(I.A/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet rrapo ormeni termet ne bulqize termet ne shqiperi rrapo ormeni termet ne bulqize termet ne shqiperi

Sondazh

Poll