Aktualitet

Tenderi me 70 mln lekë në Durrës, ja 3 kompanitë që po hetohen nga SPAK

29 Tetor 2021, 08:27 Nga DOSJA
Tenderi me 70 mln lekë në Durrës, ja 3 kompanitë që po

TIRANË– Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka nisur hetimin për 3 kompani që u përfshinë në tenderin për blerjen e një autoshkallë për zjarrfikësen e Durrësit. Kompanitë R & R Group sh.p.k., Klosi – R Company sh.p.k. dhe Ra – Mi Kompani sh.p.k. akuzohen për falsifikim dokumentesh për të marrë pjesë në garën e hapur në maj të vitit që lamë pas.

Kompania RA-MI KOMPANI sh.p.k, me pronar Albion Bushi, i arrestuar sot nga SPAK, është themeluar në 2016 në Tiranë;  Kompania R & R GROUP sh.p.k. më pronare Elona Rama që është në detyrim paraqitje dhe administratore Lulzime Rami e lënë në arrest shtëpie, e themeluar në vitin 2008; e kompania KLOSI-R COMPANY me administrator Riza Sulaj, gjithashtu i arrestuar, nuk kanë në fushën e tyre të aktivitetit kërkesën e tenderit.

Të treja këto kompani merren me Import Export, shitje me shumice dhe pakice e mjeteve te transportit te kapaciteteve te ndryshme qe sherbejne per transportin e mallrave dhe/ose te pasagjereve. Pra nuk i plotësonin kushtet për të marrë pjesë në tenderin e hapur nga Bashkia e Durrësit. 

LAJMI KRYESOR: Abuzime me 70 mln lekë/ SPAK aksion në Tiranë e Bashkinë Durrës, 9 të arrestuar

(k.mdosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet bashkia e durresit spak ne tirane e durres bashkia e durresit spak ne tirane e durres

Sondazh

Poll