Aktualitet

Burg për 45 kg heroinë! Hileja, shoferi do aktronte për të kaluar drogën në port

29 Tetor 2021, 09:08 Nga DOSJA
Burg për 45 kg heroinë! Hileja, shoferi do aktronte për të

DURRËS– Gjykata e Shkallës së Parë në Durrës ka lënë në burg pronarin dhe shoferin e kamionit, brenda të cilit u gjet 45 kg heroinë të dielën. Pronari Arjan Cerma dhe shoferi Olgert Duda janë lënë në qeli pa afat deri në përfundimin e hetimeve.

Mesa duket skema e tyre për të kaluar drogën nuk kishte funksionuar. Të dy kishin planifikuar që sapo kamioni të kalonte pikat e kontrollit dhe të shkonte tek pjesa e skanerit, shoferi do të aktronte. Sipas ABC, shoferi do të bënte sikur i prishej koka kamionit, e do të kërkonte që të zëvendësohej me një tjetër, brenda së cilës ishte fshehur heroina e cila nuk kontrollohej më. Por nuk funksionoi.

Brenda kamionit ishin 45 kg drogë të ndara me pako, të cilat sipër kishin simbole të ndryshme, ndoshta për të identifikuar blerës apo shitës të ndryshëm. Ky detaj ende nuk dihet pasi asnjë prej të arrestuarve nuk pranon se ka lidhje me heroinën.

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet 45 kg heroine ne portin e durresit arjan cerma olgert duda porti i durresit 45 kg heroine ne portin e durresit arjan cerma olgert duda porti i durresit

Sondazh

Poll