Aktualitet

70 mln lekë për autoshkallë me firmën e Sakos, detaje nga tenderi që kapi SPAK

29 Tetor 2021, 06:58 Nga DOSJA
70 mln lekë për autoshkallë me firmën e Sakos, detaje nga

TIRANË– Sot, SPAK ka prerë “fletë-arrestin” për 9 persona, të cilët akuzohen se kanë abuzuar me një tender në Bashkinë e Durrësit. Por për çfarë tenderi bëhet fjalë? Ku është tentuar që të abuzohet?

Në maj të vitit 2020, për më shumë se 60 ditë u hap gara për blerjen e një autoshkalle për strukturat e Mbrojtjes nga Zjarri. Fondi limit për mjetin ishte shuma prej 70 milionë lekësh. Në fund të garës, fitues u shpall mes 8 garuesëve u shpall kompania “R&R KOMPANI”, e cila ofroi 55 milionë.

 

Ndërsa u skualifikuan: KLOSI-R COMPANY; LUAR Bros; ZEQIRI; R & R GROUP; TIMAK; SPARKLE 32; SI & CO COMPANY dhe ALMETA GMBH. Sipas “Open Procurement Albania”, për garën nuk ka pasur ankesa nga asnjë prej operatorëve, ndërsa janë listuar edhe shkaqet. Sipas tyre, ato kompani nuk plotësonin kriterin për gjatësinë e shkallës dhe numrin e akseve të mjetit. 

LAJMI KRYESOR: Abuzime me 70 mln lekë/ SPAK aksion në Tiranë e Bashkinë Durrës, 9 të arrestuar

(k.m.dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet spak ne tirane e durres tenderi ne bashkine durres spak ne tirane e durres tenderi ne bashkine durres

Sondazh

Poll