Politike

VIDEO/ Basha-Ramës: Je maja e llumit të tranzicionit

28 Tetor 2021, 18:21 Nga DOSJA
VIDEO/ Basha-Ramës: Je maja e llumit të tranzicionit

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka shpërndarë fjalimin e tij në Kuvend. Me anë të një postimi në Facebook, Basha teksa ka publikuar video nga seanca e sotme plenare, shkruan se në vend është një betejë mes 30 viteve llum të tranzicionit. Ai ka thënë se maja e llumit është Kryeministri Edi Rama, po gjithashtu nuk ka përjashtuar as vetën. Basha është shprehur se ‘trekëndëshi i Bermudës’ do të bjerë i gjithë, duke nënkuptuar më këtë Sali Berishën, Ilir Metën dhe Edi Ramën. Ai ka thënë se PD-ja është e vendosur që ta pastrojë pjesën e saj të llumit dhe se shqiptarëve do tu hapin rrugën e mbyllur për 30 vite.

Postimi i Plotë:

Pra që t’i themi gjërat shkoqur dhe qartë, këtu ka një betejë midis 30 viteve llum të tranzicionit, ku padiskutim maja e llumit je ti, padiskutim llumi nuk i takon vetëm një partie, kemi edhe ne pjesën tonë të llumit, por unë të siguroj që atë pjesë tonën të llumit që e ke peshkuar mirë tetë vitet e shkuara, një pjesë e ke pasuruar, një pjesë e ke graduar, një pjesë e ke grepuar, e ke përdorur, e ke hedhur kundër opozitës, e ke hedhur kundër ndryshimit, kundër proceseve demokratike, që në fund të fundit çfarë janë?!

Janë mënyra e një shoqërie për të zgjidhur mosmarrëveshjet. Pa kaluar në përplasje sociale. Atë pjesë të llumit Partia Demokratike dhe unë jemi të vendosur ta pastrojmë deri në fund. Sado të subvencionosh ti oligarkët dhe mediat e kapura për të kundërtën. Sakrifica e demokratëve, në emër të shqiptarëve, nuk do të shkojë kot. Masakra zgjedhore e 25 prillit nuk do të mbajë gjatë. Vendosmëria ime është e pakthyeshme! “Trekëndëshi i Bermudës” i ka ditët e numëruara! Kështu që jepini gajret njëri-tjetrit sa të doni, por shpëtim, nga ajo për të cilën i keni hyrë në hak shqiptarëve, ti i pari dhe mbi të gjithë, nuk keni për të pasur. Gjërat kanë ndryshuar një herë e mirë. Një pas një, brinjët e “Trekëndëshit të Bermudës” do të bien! Shqiptarëve do t’u hapet rruga e mbyllur 30 vite.

(I.A/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike edi rama kuvend lulzim basha trekendeshi i bermudes edi rama kuvend lulzim basha trekendeshi i bermudes

Sondazh

Poll