Politike

Dashamir Shehi surprizohet LIVE për ditëlindje, dëshira: Të kem kalamajt mirë

28 Tetor 2021, 19:03 Nga DOSJA
Dashamir Shehi surprizohet LIVE për ditëlindje, dëshira: Të

TIRANË– Deputeti i opozitës Dashamir Shehi mbush sot 64 vjeç dhe kjo ditë e veçantë e ka gjetur të ftuar në një studio televizive. Teksa diskutonte mbi zhvillimet e fundit politike në emisionin “Të vaksnuarit”, Shehi u surprizua nga një tortë. Dëshira e deputetit ishte që të kishte fëmijët mirë. Shehi u ngacmua nga moderatori i emisionit, Aulon Kalaja, i cili i tha se mendonte se si dëshirë do të kishte rrëzimin e kryeministrit Edi Rama nga pushteti, por opozitari shtoi se kjo ditë ishte për të e për fëmijët e tij.

Pjesë nga biseda:

Aulon Kalaja: Përpara se të vazhdojmë me rrjedhën e emisionit, më lejoni të ndalem me një surprizë sepse një nga të ftuarit e mi ka ditëlindjen. Do të donim t’ia uronim live…ju lutem fikni qirinjtë dhe mendoni një dëshirë.

Dashamir Shehi: Të kem kalamajt mirë…

Aulon Kalaja: Mendova se keni dëshirë të rrëzonin Ramën nga pushteti

Dashamir Shehi: Jo mor, ai do bëjë punën e vet, t’bëj çfarë të dojë, unë do bëj pjesën time normalisht, por në ditën e lindjes, dëshirë kam të kem kalamajt mirë…

(F.m/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike aulon kalaja dashamir shehi ditelindja e dashamir shehit aulon kalaja dashamir shehi ditelindja e dashamir shehit

Sondazh

Poll

Politike 28 Tetor 2021, 11:58

VD-Rama: Më 29 nëtor hapet Rruga e Arbrit!

TIRANË– Kryeministri Edi Rama deklaroi ditën e sotme gjatë seancë së Kuvendit se rruga e Arbrit do të hapet më 29 nëntor. Kreu i qeverisë u shpreh se...