Politike

Miratohet Eurobondi, buxheti e huaja e OSHEE, ngrihet Komisioni për mbetjet urbane

28 Tetor 2021, 17:33 Nga DOSJA
Miratohet Eurobondi, buxheti e huaja e OSHEE, ngrihet Komisioni për mbetjet

TIRANË– Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar sot pas tetë orësh diskutime projekligjin për Eurobondin, buxhetin faktik të vitit 2020, huanë e OSHEE-së dhe ngritjen e komisionit hetimor të Kuvendit për të kontrolluar ligjshmerinë e veprimeve administrative dhe procedurës së ndjekur nga ana e organeve ekzekutive në procedurat për ndërtimin dhe administrimin e impianteve të trajtimit të mbetjeve urbane në Tiranë, Elbasan dhe Fier. Kjo e fundit ka qenë kërkesa e Opozitës.

Konkretisht miratohen:

Projektligj “Për eurobondin, që do të emëtohet nga ministri i Financave dhe Ekonomisë, miratimin e përjashtimeve nga tatimet e taksat dhe të parashikimeve për heqjen dore nga imuniteti, në marrëveshjet që do të lidhen nga ministri i Financave dhe Ekonomisë” me 78 vota pro, 4 kundër dhe 33 abstenim.

Projektligj “Për miratimin e buxhetit faktik të vitit 2020” me 76 vota pro dhe 41 kundër.

Projektligj “Për ratifikimin e marrëveshjes së garancisë, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), për marrëveshjen e huas, ndërmjet Operatorit të Shpëmdarjes së Energjisë Elektrike, sh.a. (OSHEE), dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, për projektin e OSHEE-se për reagimin ndaj krizes së pandemisë Covid-19” me 78 vota pro, 3 kundër dhe 36 abstenim

Projektvendim “Për ngritjen e komisionit hetimor të Kuvendit për të kontrolluar ligjshmerinë e veprimeve administrative dhe procedurës së ndjekur nga ana e organeve ekzekutive në procedurat për ndërtimin dhe administrimin e impianteve të trajtimit të mbetjeve urbane në Tiranë, Elbasan dhe Fier” me 117 vota kundër asnjë, abstenim 1.

Anëtarët e Komisionit Hetimor pë mbetjet urbane janë: Jorida Tabaku kryetare, Ermonela Felaj, zëvendëskryetare, Arben Pëllumbi, Eduard Shalsi, Etjen Xhafaj, Anila Denaj, Fadil Nasufi, Antoneta Dhima, Besjan Ajazi, Edmond Spaho, Elidon Bushati, Dhurata Çupi, Belind Këlliçi, Luçiano Boçi, Fefter Gështenja, anëtarë.

LAJMI KRYESOR:Kuvendi/ Debate Rama-Bashës: PD do ndahet! Vettingu? Jo, nëse është për Berishën

(f.m/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike kuvendi i shqiperise seance plenare 28 tetor 2021 kuvendi i shqiperise seance plenare 28 tetor 2021

Sondazh

Poll

Politike 28 Tetor 2021, 11:58

VD-Rama: Më 29 nëtor hapet Rruga e Arbrit!

TIRANË– Kryeministri Edi Rama deklaroi ditën e sotme gjatë seancë së Kuvendit se rruga e Arbrit do të hapet më 29 nëntor. Kreu i qeverisë u shpreh se...