Politike

Bardhi kërkon ngritjen e një tjetër komisioni: Të hetojmë luksin e OSHEE-së

28 Tetor 2021, 13:56 Nga DOSJA
Bardhi kërkon ngritjen e një tjetër komisioni: Të

TIRANË– Sekretari i Përgjithshëm, Gazment Bardhi ka kërkuar ngritjen e një tjetër komisioni për të hetuar shpenzimet e Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike. Nga foltorja e Kuvendit të Shqipërisë, Bardhi ka akuzuar qeverinë se ka shpenzuar 70 mln euro shpenzime luksi dhe se janë dhënë 240 mln euro tendera pa garë. Sipas Bardhit një komision Parlamentar mund të verifikojë këto shpenzime.

Fjala e plotë e Bardhit:

Shqiptarët nuk e kanë harruar që fiks në muajin, kur do të duhet të paguanin çmimin më të lartë të energjisë elektrike, për shkak të rritjes së çmimit nga qeveria e Edi Ramës, tenderi i parë që bëri OSHEE-ja ishte të rregullonte zyrat e reja të OSSHE-së. Miliona euro të shpenzura që Ard Çela dhe stafi i tij të punonin në kushte më komode. Për këtë shqiptarët do të duhet të paguajnë një çmim të rritur energjie që t’i kishin kolltuqet e zyrave, televizorin, pajisjet e zyrave më komode, se nuk mund të punojmë dot në kushte jokomode. Zonja ministre besoj e dini se në drejtimin e zotërisë që ka 8 vite në OSSHE dhe së fundmi për shkak të fryrjes së tepërt të xhepave e keni bërë edhe drejtues politik të qarkut Durrës, njeriut-bankomat të Edi Ramës, shqiptarët janë vjedhur nga OSSHE, si në asnjë institucion tjetër. Ne sot marrim rreth 70 milion euro borxh plus 200 milionë euro që përmendi si garanci ministrja, që është ofruar nga buxheti i shtetit, fiks sepse këta na e shpallën planin e emergjencës në energji si një arritje të madhe të qeverisë. Për sa kohë në këtë detyrë, zonja ministre, e kuptoj që ke problem me atë që them, sepse përpara se t’i drejtoheshe për një borxh të ri për OSSHE-në, do të duhej të kishe sjellë një informacion për Kuvendin e Shqipërisë se si i ka shpenzuar në këto 5 vite paratë e shqiptarëve, pikërisht OSSHE. Shqiptarët do të duhet të dinë se në 5 vite me procedura prokurimi, OSSHE ka shpenzuar plotë 640 milionë euro. Përsa kohë ka më detyrën e drejtorit të OSHEE-së, Ardian Çela ka kontraktuar 640 milionë euro. Një shumë kolosale e cila është dhënë pothuajse pa garë për kë ka dashur bankomati i Edi Ramës dhe Edi Rama. Janë 640 milionë euro, gati sa borxhi që marrim sot, të cilat janë dhënë pa garë fare ose me garë fiktive me vlerën më të lartë të mundshme. Kursimet nga procedurat e prokurimit janë të papërfillshme, sepse këta vjedhin. Nuk ka vend për të kursyer, sepse duhet dorëzuar të paktën 30 përqind e vlerës tek bankomati i Edi Ramës. Sa më e lartë vlera e tenderit, aq më e lartë përqindja e korrupsionit.  Po përmend vetëm pak të dhëna që tregojnë sa thellë është zhytur në korrupsion OSHEE, për të cilën sot shqiptarët po marrin 200 milionë euro borxh.

Për periudhën 2015-2021 janë zhvilluar  1277 procedura prokurimi. Vlera e kontratave rreth 640 milionë euro pra sa 97% e vlerës së fondit limit. 41% procedurave të prokurimit janë me një operator – pa garë, me vlerë totale 235 milionë euro. 26% e procedurave janë shpenzime luksi, me vlërë rreth 70 milionë euro, ku nga këto vetëm për:

–         automjete dhe karburant – 34 milion euro

–         rikonstruksion zyra dhe godina – 8.4 milionë euro

–         sherbim ruajtje- 23.5 milionë euro

LAJMI KRYESOR: Kuvendi/ Debate Rama-Bashës: PD do ndahet! Vettingu? Jo, nëse është për Berishën

(F.m/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike gazment bardhi seance plenare 28 tetor 2021 gazment bardhi seance plenare 28 tetor 2021

Sondazh

Poll

Politike 28 Tetor 2021, 13:08

VD-Ibrahimaj: Borxhi publik është 80%

TIRANË-Ministrja e Fiancave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj u shpreh ditën e sotme gjatë Kuvendit të Shqipërisë se borxhi publik do të vijojë të rritet në ...