Aktualitet

Mblidhet Këshilli Drejtues i RTSH, çelet gara për pasuesin e Gëllçit

28 Tetor 2021, 14:56 Nga DOSJA
Mblidhet Këshilli Drejtues i RTSH, çelet gara për pasuesin e

TIRANË– Këshilli Drejtues i Radio Televizionit Shqiptar është mbledhur këtë të enjte për të çelur zyrtarisht garën për postin e Drejtorit të Përgjithshëm të RTSH. Deri më datë 1 nëntor të këtij viti, kandidatët e interesuar do të mund të paraqesin aplikimet e tyre. Sipas Nenit 11 i Statutit të RTSH-së, pas dorëzimit të aplikimeve, Këshilli Drejtues i RTSH bën vlerësimin e kandidaturave dhe me votim të fshehtë vendos përfshirjen e tyre në garë, duke i renditur sipas rendit alfabetik.

Votimi bëhet sipas parimit një anëtar një votë. Kandidatura që siguron 3 të pestat e votave zgjidhet drejtor i përgjithshëm i RTSH, në të kundërt dy kandidaturat që kanë marrë më shumë vota kalojnë në një raund të dytë votimi. Po kështu vijohet deri në një raund të tretë votimi. Në rast se edhe në votimin e tretë nuk arrihen 3 të pestat, në raundin e 4 dhe të 5 drejtori i përgjithshëm zgjidhet me më shumë se gjysmën e votave të të gjithë anëtarëve.

Kështu bëhet edhe zëvendësimi i Thoma Gëllçit, ish-drejtorit të RTSH-së që u vu në pranga për një tender në Radio Televizionin Shqiptar i nënshkruar në nëntor të 2018-së. Sipas SPAK, Gëllçi ka kryer tender pa marrë ende miratimin e AMA-s për të hapur kanalin ‘Agro RTSH’ dhe ka bërë preventivin e projektit pa ditur nëse fondit prej 100 milionë lekësh (te reja) do i miratohej nga Ministria e Financave.

(F.m/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet thoma gellci drejtuesi i rtsh këshilli drejtues i radio televizionit shqiptar thoma gellci arrestohet thoma gellci drejtuesi i rtsh këshilli drejtues i radio televizionit shqiptar thoma gellci

Sondazh

Poll