Aktualitet

EKSPERIMENTI/ Përsëritet skena e vdekjes së katër turistëve rusë

28 Tetor 2021, 13:27 Nga DOSJA
EKSPERIMENTI/ Përsëritet skena e vdekjes së katër

TIRANË– Një ekspertiment hetimor do të kryhet për të zbuluar nëse nëse uji i klorit ka qenë aq i rrezikshëm sa për të shkaktuar vdekjen e katër turistëve rusë, që u gjetën të pajetë në kompleksin “Gloria” në Qerret. Gazetarja Anila Hoxha raporton për Top-Channel se ky eksperiment do të kryhet nën prezencën e ISHP-së dhe mjekësisë ligjore për t’i dhënë fund dilemës dhe misterit të shkakut që u solli vdekjes katër rusëve: Sergei Burenkova, 60 vjeç; Nataliia Burenkova, 58 vjeçe; Ekaterina Burenkova 31 vjeçe dhe të fejuarit të kësaj të fundit, Nikita Belousov, 37 vjeç.

Mjekësia ligjore nuk ka përfunduar ende me ekspertizat e marra, por javën që vjen do të ketë një përfundim edhe nga mjekësia ligjore, për të mësuar më tepër edhe për sasinë e avujve të ujit. Gjithashtu prokuroria e Kavajës nuk ka nxjerrë dot asnjë të dhënë nga telefonat e 4 rusëve që u gjetën të vdekur brenda hotelit “Gloria” në Qerret të Kavajës. Kështu që për të zbuluar ç’kanë brenda tyre kanë kërkuar ndihmën e izralitëve.

Trupat u tërhoqën disa ditë më parë. Djali i vetëm i familjes ruse që u shua në Qerret, Aleksandër Burenkova ka mbërritur në Tiranë për të tërhequr trupat e dy prindërve të tij Sergei Burenkova, 60 vjeç e Nataliia Burenkova, 58 vjeçe, motrës Ekaterina Burenkova dhe të fejuarit të kësaj të fundit, Nikita Belousov. Dyshimet e para për vdekjen e tyre janë tek ndonjë asfiksi e mundshme për shkak të përdorimit të klorit në pishinë, por Prokuroria e Kavajës konfirmoi se çështja i është referuar për vrasje në rrethana cilësuese.

(F.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet ekaterina burenkova nataliia burenkova nikita belousov sergei burenkova ekaterina burenkova nataliia burenkova nikita belousov sergei burenkova

Sondazh

Poll