Aktualitet

4 rusët e vdekur, Shefi i Krimeve të Rënda: Mushkëritë e tyre treguan se…

28 Tetor 2021, 14:28 Nga DOSJA
4 rusët e vdekur, Shefi i Krimeve të Rënda: Mushkëritë

TIRANË– Josif Shtëmbari, shef sektori në Drejtorinë e krimeve të rënda në Policinë e Shtetit, ka deklaruar se katër turistët rusë me shumë mundësi kanë ndërruar jetë nga asfiksia.

I ftuar në “Report TV”, Shtëmbari tha se gjendja në të cilën kanë qenë mushkëritë e katër viktimave që u gjetën në dhomën e pishinës së dimrit në hotelin “Gloria Palace”: Sergei Burenkova, 60 vjeç; Nataliia Burenkova, 58 vjeçe; Ekaterina Burenkova 31 vjeçe dhe të fejuarit të kësaj të fundit, Nikita Belousov, 37 vjeç, tregon se kanë ndërruar jetë nga asfiksia.

“Paraprakisht është punuar intensivisht për ngjarjen e Kavajës me katër viktima. Dyshohet për asfiksi, por akoma nuk është dhënë një konkluzion i saktë për të caktuar shkakun e vdekjes. Janë fiksuar të gjitha provat dhe janë dërguar institucioneve për të gjitha analizat. Deri tani, për mënyrën si janë gjetur viktimat, ajo që paraprin është një asfiksi. Bëhet fjalë për asfiksi, pasi mushkëritë janë gjetur në një gjendje të tillë, kështu thonë edhe mjekët. Po priten rezultate të analizave për ajrin, ujin, ushqimin. Kjo që thashë unë mund të jetë edhe paraprake. ISHP ka dashur të marrë provat vetë nga ekspertët e saj, por ne kemi njerëz për këtë punë, ekspertët tanë. Ata kanë qenë njerëz të thjesht, vajza mësuese, nuk ka lidhje me ngjarje të tjera. Vlerësimi nga ne është maksimal,”- tha ai.

Gjithsesi është planifikuar që të kryhet një ekspertiment hetimor për të zbuluar nëse nëse uji i klorit ka qenë aq i rrezikshëm sa për të shkaktuar vdekjen e katër turistëve rusë. Prokuroria e Kavajës konfirmoi se çështja i është referuar për vrasje në rrethana cilësuese.

(F.m/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet 4 ruset e vdekur ne qerret josif shtëmbari 4 ruset e vdekur ne qerret josif shtëmbari

Sondazh

Poll