Aktualitet

Me Covid-19, kompozitori Flamur Shehu, babai i DJ Sardit, në gjendje të rëndë

28 Tetor 2021, 13:43 Nga DOSJA
Me Covid-19, kompozitori Flamur Shehu, babai i DJ Sardit, në gjendje

TIRANË– Kompozitori i njohur dhe njëkohësisht babai i DJ Sardit, Flamur Shehu, 71 vjeç ndodhet në gjendje të rëndë për jetën për shkak të infektimit me Covid-19. Mësohet se Shehu është shtruar në Qendrën Spitalore Uuniversitare Nënë Tereza pasi gjendja e tij shëndetësore është përkeqësuar.

Flamur Shehu është autori i më shumë se 500 këngëve dhe fitues i çmimeve të para dhe të dyta në festival. Kompozitori Shehu mban titullin “Mjeshtër i Madh” për kontribut të shquar në fushën e muzikës e këngës së lehtë shqiptare dhe studimin e folklorit.

Ai u lind në Tiranë më 28.11.1944 është një ndër kompozitorët më të njohur në gjithë trevat shqiptare.

(F.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet dj sardi flamur shehu flamur shehu me covid dj sardi flamur shehu flamur shehu me covid

Sondazh

Poll