Aktualitet

Grabitja e Çangut, shefi i Krimeve: Në shtëpi ishin vetëm 3 persona, jo 10!

28 Tetor 2021, 14:49 Nga DOSJA
Grabitja e Çangut, shefi i Krimeve: Në shtëpi ishin vetëm

TIRANË- Në grabitjen e biznesmenit Nazmi Çangu në Nikël brenda në shtëpi kanë 3 grabitës dhe jo 10 siç u raportua fillimisht. Shef sektori në Drejtorinë e Krimeve të Rënda në Policinë e Shtetit, Josif Shtëmbari ka bërë me dije se në vendin e ngjarjes janë gjetur gjurmë dhe ADN-në që mund të çojë në identifikimin e autorëve të vrasjes.

“Biznesmeni i dhunuar ka deklaruar se kanë qenë tre persona brenda në shtëpi në grabitjen në Nikël, të maskuar dhe me kapuç të zinj në kokë. Sipas deklaruesit të dëmtuar, personat i kanë thënë që banesa është e rrethuar dhe jashtë janë edhe dhjetë persona të tjerë. Mbishkrimi ka qenë policia. Po verifikohen të gjitha thëniet e tij. Të gjitha informacionet po verifikohen dhe menaxhohen. Shpresat janë të mëdha dhe presim me orë jo me ditë për rezultate. Në vendngjarje janë gjetur gjurmë dhe ADN që janë të vlefshme për verifikim. Jemi njoftuar nga vetë biznesmeni pas ngjarjes”, tha Shtëmbari, sipas të cilit 3 grupi i hetimit po punon ta përcaktoj numrin e atyre që kanë qenë jashtë vilës,”-tha ai në fjalën e tij.

Biznesmeni Nazmi Çangu u grabit pak pas mesnate më 24 tetor, ku persona të armatosur dhe të maskuar hynë në banesën e tij, duke i terrorizuar familjen dhe pretendohet që kanë marrë mbi 100 mijë eurove. Ndërkohë që në media është raportuar se në banesën e Çangut kanë hyrë në fakt për dokumente, por nuk dihet se për çfarë bëhet fjalë.

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet josif shtëmbari nazmi çangu josif shtëmbari nazmi çangu

Sondazh

Poll