Aktualitet

“Mos e ekzagjëroni, po bëni drama nga hiçi”, Veliaj reagon për formularin

28 Tetor 2021, 14:28 Nga DOSJA
“Mos e ekzagjëroni, po bëni drama nga hiçi”, Veliaj

TIRANË – Kryebashkiaku i Tiraës Erion Veliaj ka reaguar ditën e sotme lidhur me formularin e regjistrimit për fëmijët në çerdhet dhe kopshtet e Tiranës, ku fjalët ‘nënë’ dhe ‘baba’ ishin zëvendësuar me termat ‘prindi 1’ dhe ‘prindi 2’.

Reagimi tij vjen pas atij të Bashkisë së Tiranës, të cilët e quajtën formularin një “fake news” dhe nxorrën disa foto të formularit origjinal. Veliaj ka thënë se situata është ekzagjëruar dhe ka kërkuar që të mos sajohen drama nga hiçi. Sipas Veliajt këto vendime nuk mund të merren pa autorizimin e Bashkisë së Tiranës.

“Kontrolli është shumë i rreptë në kopshte  megjithatë prap mendoj që duhet të pyetet ministria e Arismit se nuk besoj që fëmijët që s’dinë shkrim e këndim 2-3 vjeç kanë plotësuar formularë. Në kopshtet publike nuk lejohen njerëz të paautorizuar që të bëjnë iniciatiava të tilla kështu që do duhet fillimisht të autorizohen nga bashkia e Tiranës, e pastaj mund të hyjnë. Nuk duhet ta ekzagjëojmë përtej normales. Kur s’ka drama ndoshta nuk duhet të sajojmë drama nga hiçi”, tha Veliaj.

LAJMI KRYESOR: “Prindi 1 dhe 2″/ Bashkia mohon vërtetësinë e formularit, reagon Aleanca e LGBT

(m.k/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet aleanca lgbt erion veliaj formulari ne kopshtet e tirane lgbt aleanca lgbt erion veliaj formulari ne kopshtet e tirane lgbt

Sondazh

Poll